Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

8 Marsi i përgjakur, shifrat alarmante: 5 gra të vrara për 2020, mijëra të dhunuara

Ky 8 mars i gjen gratë në Shqipëri të cenuara fizikisht dhe jo vetëm. Viti 2020, hyri i përgjakur në disa familje shqiptare, ku vetëm në muajt e parë të këtij viti 5 gra u vranë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshme vitin e kaluar 12 gra e vajza kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.

Keqtrajtimet ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vijojnë të kenë përmasa shqetësuese. Sipas raportit më të fundit të INSTAT 1 në 2 gra në Shqipëri kanë përjetuar një formë të dhunës.

Si pasojë e keqtrajtimeve në rrethin gjyqësor Tiranë nga bashkëshortët në vitin 2019 janë kërkuar 953 urdhër mbrojtje, nga të cilat vetëm gjysmat janë pranuar.

Gjendur përballë këtyre të dhënave, dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon ende të jetë një plagë e cila rrjedh ç’do ditë në shumë familje shqiptare, shpesh duke rezultuar edhe fatale.

Back to top button