Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rama: Putinit i lindi në zemër të ndihmojë Lulin apo për inatin tim? Opozita, e zhytur në thesin e rublave! Kur Rusia paguan parti politike…!

Nga Korça kryeministri Rama sërish është ndalur tek opozita, për të cilën thotë se është e zhytur ne thesin e rublave ruse.

Sipas kreut të qeverisë, basti që ka vënë Putini është që të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike.

Ai theksoi se “kur paratë ruse paguajnë partitë politike jashtë Rusisë kjo nuk ndodh pa bekimin e atij që ka lëshuar arsenalin ushtarak kundër Ukrainës”.

Rama u shpreh se tashmë është fakt që Rusia financoi Partine Demokratike me qellim për te rrezuar PS nga qeveria.

“Dhe mos më thonë se i kanë rrogat më të larta, është e vërtetë, por i kanë shpenzimet më të mëdha dhe raporti i sotëm në disa prej këtyre vendeve mes faturës së energjisë dhe pagës është bërë i tillë që po kërcënon stabilitetin e tyre, sepse ky është basti që ka vënë Putini, të gjunjëzojë Evropën duke ngritur në këmbë njerëzit për arsye ekonomike, por në fakt duke shfrytëzuar sferën ekonomike për të futur në çorbën ruse të ardhmen e tyre.

Më vjen shumë keq, por ne jemi të ekspozuar, sepse ajo që quhet sot opozita e Shqipërisë është e zhytur ne thesin e rublave ruse. Për këtë ne nuk kemi nevojë të analizojmë, sepse kemi faktin, një fakt botërisht të konfirmuar. E kishim faktin para zgjedhjeve që rusët kanë paguar PD me gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar PS nga qeveria.

Doli dhe çfarë u tha, u tha që kjo është një përralle e Edvinit me Sorosin. Mirëpo çfarë rezultoi para pak muajsh, që na paska qenë e vërtetë dhe ka qenë aq e vërtetë saqë figuron në raporton e CIA-s. Kur paratë ruse paguajnë partitë politike jashtë Rusisë kjo nuk ndodh pa bekimin e atij që ka lëshuar arsenalin ushtarak kundër Ukrainës.

Për cfarë duhet të paguajnë për PD? Për çfarë? Ju lindi në zemër që të ndihmojë Lulin, për inatin tim, po pse? Këtu tani shumë natyrshëm nuk kemi si të mos shikojmë që ato para nuk janë një rrufe në qiell të pastër, Janë një vazhdimësi e një kohe kur PD në pushtet dërgon njerëz në KiE Për të bashkuar votat me delegacionin e partisë së Putinit për të aprovuar një rezolutë që turpëron Shqipërinë” tha Rama./m.j

Back to top button