Salvini: Nuk janë 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropës që na ka braktisur. Faleminderit Shqipëri!
Kreu i LEGA-s, Mateo Salvini, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama lidhur me kontributin e dhënë për të përballuar situatën e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit.
Duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësuar gjestin, burime të gazetës “TemA”, bëjnë me dije se Salvini është shprehur se për të dhe forcën politike që drejton “Nuk jane thjesht 30 mjekë, por 30 shuplaka ndaj Evropes qe na ka braktisur”.
Ndërkohë, vendimi i kryeministrit shqiptar është përshëndetur edhe në faqet zyrtare të LEGA-s duke e konsideruar fjalimin e Ramës në aeroport si mjaft të ndjeshëm për popullin italian.
“Fjalët prekëse të kryeministrit të Shqipërisë, që dërgoi 30 mjeke e infermierë në Itali. “Vendet e pasura iu kthyen shpinën. Ne nuk jemi te pasur, por as të varfër nga kujtesa. Shqipëria nuk braktis kurrë mikun e saj në nevojë. Italia do ta fitojë këtë luftë “. . ..”, shkruhet ndër të tjera në profilin zyrtar.
Më herët, kreu i LEGA-s, ka qenë mjaft kritik ndaj Bashkimit Europian dhe qasjen e saj ndaj Italisë në këtë situatë.
Ai ka paralajmëruar se pasi të mbarojë kjo gjendje, do kërkojnë referendum popullor për largimin e vendit nga BE.(TemA)