Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!
Opinion
Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes,
mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet.
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine? I madhi Kristo Frashëri pyetet : “Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?”
Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë”. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thot kryeministri turk.”
Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën. Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?
Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F) Si mundi “vëllau “ osman të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)
Si mundi “ vëllau “ të pushton “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese? “( Kristo Frashëri). “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po na thot Erdogani . Pse mu tani?
Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: “Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “
“Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “. Kur vëllau të ofendohet ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo, jo?
Po me këto fjalë për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:
“Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “
E pyes “vëllaun” se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike”.
Po apo jo? Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.
Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.
Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë?
Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë?
Dashuria e vonuar. Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur
letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë, se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd ,të mbushej me sllavë , e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej?
Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe, pse mshifeshe, pse s`folshe ?
Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë mos të lindin “nipat” tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës, edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ? Pse?
Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës e aq katil me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?
Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!
Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri, si s`të biente ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty s`të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?
Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”
Nje njeri i mencur fal por nuk harron.
Dua ta nis me kete thenie komentin tim.
Jemi ne 2011 koha ku diplomacia ka fituar me shume se lufta.
Duhet te behemi pak me dinake per ti arritur qellimet tona.
Ne nuk mund te luftojm haptazi se nuk e kemi luksin te themi e humbem kete beteje por do fitojme luften.
Keto artikuj vec se do te na etiketojn si ksenofob nga persona qe me zi presin nje gje te tille. Ky eshte mendimi im.
Mos me keqkuptoni ju lutem.
E mos harroni se feja e shqiptarit asht shqiptaria
Autori flet me mllef te apasionuar,pa perdorur shume arsyen.Do te doja ti thoja ketij autori te shkrimit qe familja e ime nga Cameria si dhe shume cam te tjere u shpetuan nga Turqit kur greku i therrte me thika. Po eshte e vertete qe Perandoria Osmane zaptoi mese gjysmen e botes dhe popujt bejne gabime ,historia ben gabime por te pakten turqit nuk i vodhen ndonje cope toke Shqiperise sic beri serbi,greku apo malazezi .Gjithmone ka pasur dhe do kete luftera.Eshte mire te fokusoheni tek ata armiqte e brendshem,qe e quajne veten shqipetare dhe qe po e shesin Shqiperine nen hunden tuaj .Erdogan eshte nje lider per te pasur zili .Fjalimin e tij e degjova ne sallen ku u zhvillua Samiti i lidereve te Ballkanit.Sikur te kishim ne nje lider te tille vendi yne nuk do te ishte ne kete gjendje qe eshte sot .Dhe sa per dijeni Erdogan ka nje gjak shqiptari nga nena e tij .Tani zoteri queje si te duash ,por nje nga miqte e shqiperise do s'do ti eshte Turqia.Ju mund te replikoni sa te doni me pasion ,eshte mire te arsyetoni me shume.Me respekt nje shqiptare .
or zoteri-zonje came po ti e lexove artikullin apo jo ,,,,,apo do qe te kujtoj me gjith rrespektin qe kam per shqiptaret qe camet mbas renies se perandorise osmane ishin aq te hutuar sa nuk e dinin veten se cfar ishin ,shqiptare apo turq ??mbi ju te dashur cam fitoi dredheria greke duke ju genjyer dhe per kete nuk ju a ka fajin njeri se u ulet per te pire kafet me turkun ndersa ballkani ziente per ti perzene turqit,ju mori ne turqi sepse e konsideronit veten turq dhe jo shqiptar ,je i lire te falenderosh turkun sa here te duash dhe nuk e di se per cfare ,por ngelet dhe do te jete pushtues ,nuk na lane asnjigje tjeter pervec prapambetjes
Ju nuk dini c'fare thoni anonim, besoj se mund te jesh edhe autori por camet jane me shqiptare se c'mendoni ju dhe kurre nuk e kane konsideruar veten turq.Ne je shqiptar nuk te takon te flasesh keshtu.Eshte me mire te edukosh veten me gjuhen shqipe(shiko sa gabime ke ne repliken tende) jo me per te tjerat .Te flasesh per nje popull dhe ta akuzosh ate duhet te kesh baza shume te forta ,te cilat ti nuk i poseidon.Me vjen keq qe shumica e njerezve qe kane bere pelqimin ketu ne kete shkrim i kane marre gjerat me pasion dhe jo me llogjike.E keqja eshte se te gjithe behen kompetente per ceshtje qe nuk i dine ti trajtojne.Mundohu te punosh per te mire te kombit dhe ti lesh keto inate te shfryra personale ne publik, dhe te prishesh imazhin e nje lideri si Erdogan.Mirembetsh.
Autori,i ushqyer me burime historike Enveriste pa u bazuar ne asnje burim dhe i ndikuar nga situata politike ne Shqiperi ka arritur te botoje nje artikull qe nuk ndikon vetem se negativisht per shum njerez qe nuk ja kan iden historise Shqiptare ne Perandorin Osmane dhe rolin qe ato kan luajtur ne vendime te rendesishme.Ti nuk i ke parasysh qe kur Shqiperia luftonte per tokat e veta Turqia gjindej ne luften me te ashper ndonjehere perball fuqive me te forta Perendimore ne luften e Çanakalese,e permend kte sepse ato nuk kishin force te mbronin tokat e tyre e jo me te nderhynin per çeshtjet tona por gjithsesi ato nuk na harruan as ato dite te veshtira dhe derguan Hasan Riza Pashen qe te ndihmonte per te mbrojtur territorin Shqiptar kunder Malazezeve.Gjithsesi,kjo histori eshte shum e thelle,ka shum arkiva,dosje te pahapura qe heret a vone duhet te dalin dhe shum koncepte te gabuara do ndryshojne.
Do doja te shtoja edhe nje fakt per Liderin Erdoğan,ai nuk i ngjan asnje lideri qe ti mund ta perceptosh,jam i sigurte qe ti nuk ke aq informacjon sa per te diskutuar sinqeritetin e tij kur ai flet ne lidhje me ndjenjat qe mban per popullin Shqiptar.
Sinqerisht,
Juljan.
nuk ka asnje gabim ne shkrimin tim ,ndoshta jane fjalet qe nuk te pelqejne ,un ketu nuk shkruajta sa per te shkruar po thash nje dicka qe e kam lexuar dhe nuk ishte nje shkrimtar grek por shqiptar qe thoshte qe ne zonat e thella te camerise si dhe ato te kosoves ku injoranca dhe servilizmi pro-turk i kishte rrenjet e thella ne popull mbas renies se perandorise osmane preferuan shume mire te rrinin akoma te mbrojtur mbas shallvares turke ,ndoshta per ju duket e habitshme ,personalisht nuk habitem sepse edhe sot ka akoma shqiptare qe enderrojne nje kthim me mall te madh nje kthimte perandorise osmane duke i quajtua akoma vellezer
Ju Zotri paskeni lexuar dhe shfletuar te gjitha fletet e historise,paskeni hapur arkivat dhe i paskeni ven piken historise.Statistikat tregojne qe nga 53.Miljon dokumenta administrative ne lidhje me Shtetin Shqiptar deri tani vetem 3% e tyre jan hapur.Kur ti flet per Perandorin Osmane harron qe para se ajo te hynte ne tokat e Ballkanit Kral Nikolla ishte duke kryer genocid ndaj popullit Shqiptar me qellimin se ne kto toka duhet te gjindeshin vetem popuj Sllav dhe asnje rrace tjeter.E drejta eshte e shtrenjte,e veshtire per te dale,se kush e do popullin Shqiptare mos sot,neser do te vertetohet.Sa per nostaligjin per nje rikthim te Perndorise Osmane,un te garantoj se as vet Turqia nuk ka nje agjend te atille,dhe ne kte pik dukesh shum i ngushte ne mendim.Turqia nuk zoteron asnje toke Shqiptare,po kerkove tok Shiptare,kerkoje nga Serbia ogurzeze,Greqia e mallkuar ose nga te pabeset e Malit te Zi.Bota po ecen me hapa gallopante dhe ti akoma merresh me pesticide,duke u munduar qe te njolllosesh figuren e nje Lideri qe gjith bota e din se kush eshte,don te njollosesh nje shtet qe eshte partner strategjik ne çdo aspekt te marrdhenjeve qe dy Shtete mund te ken me njera tjetren.Sot Turqia eshte shteti me i madh ne Ballkan dhe nje nder me te fuqishmet ekonomikisht ne Evrope,kush me shume se ne nuk ua ka nevojen.
Po zoteri ti ke te drejte ,kemi nevoje per turqine qe te na mbushi me xhamia dhe me hoxhallare,nuk ka nevoje per dokumente per te vertetuar ate qe kam shkruar ,mjafton te shikosh videot e asaj kohe per te kuptuar ne cfar liveli ishim ,ndersa fqinjet tane i futen derrmen e fundit ne vazhdonim te paguanim taksat portes se larte ne stamboll,ndersa ushtrite serbe ,greke dhe malazeze te organizuara dhe te armatosura me armatimet me moderne mbanin ne rrethim qytete shqiptare ne luftonim te zbathur dhe me pushke te vjetra turke dhe i kerkonim ndihme sulltanit ,pse ndodhi kjo ??edhe serbet edhe malazezet edhe greket ishin 500 vjet nen pushtimin turk ,erdogani mundohet te laje mutin me shurre persa i perket historise ,ne nje krah ben si evropian duke ja hedhur fajin osmaneve te vjeter dhe jo turqeve te rinj ,dhe nga ana tjeter dergon ministrin e tij te arsimit duke bere presion mbi librat e historise ne shqiperi dhe kosove per ti hequr gjoja fjalet ofenduese mbi osmanet,dhe vete ministri i jashtem turk ne nje deklarate thoshte qe duhemi ne per te sjelle paqen ne ballkan ,ma hapur se kaq nuk ka me
Pike se pari dua te ve ne dukje gjuhen vulgare qe perdorni ne kte diskutim qe po bejm dhe po ta them sinqerisht qe po me dukesh shum amator.
Un akoma jam student dhe kam shum per te mesuar por kto qe ti po flet jane shum utopike,jan ideologji e paster e rregjimit komunist.
Ministri i jashtem i Turqise nuk kerkon asgje me shum se njerezit te din te verteten dhe ai nuk po thot qe vetem hajde ta nderrojme,po kerkon qe ky ndryshim te behet ne menyren me profesjoniste.Sa per Xhami e Hoxhallare,eshte teme tjeter..Injoranca eshte fatkeqsia me e madhe e nje njeriu,mjer ai qe eshte i kapluar nga ky fenomen!!
jo zoteri anonim ,jeni ju qe nuk doni ti shikoni keto gjera ,dhe kuptohet shume mire qe keni simpati pro -osmane shenje e origjines mysulmane qe ju keni,eshte bere tipike ne keto kohe te degjojme diskutime pro turke dhe nuk ka nevoje i dashur student te kthehem ne periudhen enveriste qe te dalloj nje pushtues 500 vjecar qe tentonte asimilimin duke mbushur territore te tera shqiptare me turq te vobekte dhe qe me vone te maskuar ne mesin e popullsise shqiptare kerkonin qe te shkruhej gjuha shqipe me shkronja te vjetra osmane
ti leme menjane ironite zoti student se artikulli me duket me se i qarte ,mos valle edhe ky qe e ka shkruajtur eshte i edukuar me origjine komuniste ??????
Ky qe e ka shkruar eshte aq i ditur sa thot qe Erdoğan i hidhka fajin Osmaneve te vjeter ku nuk ka fjalim qe ai ben ne lidhje me Historin dhe te mos i vleresoj dhe ti kujtoj ato me rrespekt,ndersa per Turqit e rinj ne pergjithesi Populli Turk ka nje qendrim ndryshe qe nuk eshte vendi per ta diskutuar ketu.Un nuk po bej asnje ironi zoteri,po mundohem ti heq nje perde qe ja paskan verberuar syt ketij personi qe eshte hera e pare qe me del parasysh,pashkas se jam i sigurte qe ky person ka arrit ne ate mosh ku mendimet dhe konceptet jan te betonuara dhe eshte shum e veshtire per te mos thene e pamundur per ti çrrenjosur ato.Kur ti thua qe ato mundoheshin qe te asimilonin popullin Shqiptare,mua me shokon,nese do te kishte egzistuar nje plan i atille i perandorise Osmane ndonjehere ato mund tja kishin arritur shume lehte,kan arritur te udheheqin ne tre kontinente e si nuk paskan mundur te asimilojne nje popull qe nuk i kalonte miljonin ne ate kohe,shum qesharake kjo pjesa.
Gjithsesi,un dua ta mbyll kte diskutim sepse nuk kam mundesi dhe kohe per tu perqendruar ne kto lloj debatesh por vetem se me beri pershtypje si mundet nje njeri qe te shkruaj nje artikull me nje urrejtje kaq te verber ndaj nje Perandorie qe historia dhe koha e ka treguar se kush jane.
Ty zoteri Autor te pershndes,te uroj me te mirat,nese ti hedh nje gur per token Shqiptare per mua je i nderuar gjith jeten,tjerat jane detaje,por me nje lloj mllefi dhe qendrimi qe nuk i ka hije nje personi te edukuar un jam i zhgenjyer!!
Rrespekte!!
Jo ,te lutem mos e mbyllni diskutimin tani qe eshte pjesa me interesante ,ti je student dhe me dukesh shume i pergatitur dhe kompetent per ato qe thua ,dhe kete nuk e ve ne dyshim ,me fal per volgaritetin dhe ndoshta menyren si jam shprehur por te garantoj qe nuk ishin keqdashese ,por te lavderohesh per nje pushtim jane ne pergjithesi karakteristikat e servileve dhe injoranteve ,gje qe ti nuk je,por dicka nuk kuptoj mbi ate qe keni shkruar dhe eshte fraza (urrejtje kaq te verber ndaj nje perandorie qe historia dhe koha e ka treguar se kush jane ),nuk jam njeri i betonuar dhe qe mbroj me shpate idete e mia por kjo fraza e fundit me duket e re ,,,,gjithashtu rrespekte
BRAVO AUTORITET XHARRA
O zoteri Erdogan ne munde te jemi miq e sa üper vllezer kemi ne shqipetaret vllezer sa te duash por vllezer te gjakut tone ,shume miliona vllezer i kemi ne shtetin tende une i kam me se 40 % te kusherinjeve ne turqi asnjeri nuk ka gjak turku apo prapavi turke kur jan shperngulur atje nuk e kan ditur asnjee fjale turqisht , po hajt ti kerkoj vllezerit e tu andej nga azia se me biologji nuk paske shume lidhje se ne shqipet si komb jemi me te gjate se ju po te ishim gjak i osmanlinjeve do te ishim 1m e 60 cm ju munde te jeni me grekun vllezer se te dy jeni sadopak tepricat e bizantit vetem feja ju ndane na lini neve rrahat i kemi nehallet tona se na vllezerit i kemi ne shqiperi iliride dhe qameri.Paq jete te gjate