E FUNDIT/ Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin në Hagë, lirohet ish-ushtari i UÇK, Dritan Goxhaj
Bëhet me dije nga burimet për mediat se Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.
Kujtojmë se Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës.
Gjyqtari Gent Shala ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm. Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.
Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.