Zbulohet dokumenti konfidencial: Pse Shqipëria është më pak e prekshme nga koronavirusi

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako.

Ky dokument që mban datën 24 Mars 2020, i lexuar nga Top Channel, është përgatitur për përdorim të brendshëm, në kuadër të strategjisë në përballjen me Covid19, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Dokumenti, konsultativ evidenton faktin se Shqipëria ka një popullsi me moshë mesatare 33.4 vjeç dhe 24 përqind e saj mbi 55 vjeç. Kjo e bën Shqipërinë më pak të prekshme nga rastet e infektimit nëse krahasohet me vende me moshë të madhe siç është rasti Italisë.

Dokumenti thekson se Shqipëria deri më tani ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur në kohë në përballjen, me këto probleme të cilat tani janë duke i ndeshur shumë shtete të tjera. Megjithatë kjo kompani ndërkombëtare ka 6 sugjerime për autoritet shqiptare kur thotë se disa masa të reja shtesë, mund të zbatohen me qëllim zvogëlimin e zgjerimit të mëtejshëm të pandemisë.

“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. 

Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre. ”, thuhet në dokument.

Në këtë dokument thotë gazetari Muhamed Veliu, i sugjerohet autoriteteve shqiptare të inkurajojnë dhe orientojë biznesin privat në prodhimin e mjeteve spitalore si dhe bërjen kujdes me orarin e njësive të shërbimit.

“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. 

Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. 

Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”.

Në fund të këtij dokumenti theksohet se ajo çfarë është bërë deri më tani nga Shqipëria, përfshi këto sugjerime do të sjellin një kontroll të shtuar për epideminë e në mënyrë të posaçme reduktimin e të prekurve, gjë e cila do të lejojë vendin ti kthehet normalitetit në mënyrë të butë, me një impakt të vogël

loading...
Back to top button
Close