Riatdhesimet/ Sot erdhën dy avionë nga Italia, shqiptarët e kthyer karantinohen në Durrës

Ka mbërritur në Rinas avioni i nisur nga Roma me 132 shtetas shqiptarë. Personat do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të drejtohen drejt qytetit të Durrësit
Ky është avioni i dytë për sot, pas atij të Barit, i cili solli 98 shtetas të tjerë. Pasagjerët duhet t’i nënshtrohen karantinimit 14-ditor, në hotelet e rezervuara nga vetë ata.
2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët paguajnë 100 euro biletën dhe cdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel.
Prej javësh të bllokuar në qytetetet italiane shtetasit shqiptarë pas shumë biletash të anuluara kanë arritur të mbërrijnë në atdheun e tyre pasi më parë kanë paguar paketën e nevojshme.
Të shumtë janë ata që kanë patur probleme me aplikimin, ndërsa disa prej tyre kanë paguar për çmimin e dy apo tre personave në hotele në Durrës ku do të kalojnë 14 ditë karantine.