Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

PDK e Luginës së Preshevës kundër bllokimit të pikës Dheu i Bardhë

Në një komunikatë të lëshuar nga Partia Demokratike Kombëtare thuhet se “Vetëvendosje” duhet ta ketë të qartë se “shqiptarët e Kosovës Lindore një barrikadë financiare e përjetuan në prag të motmotit, e tashti do ta përjetojnë edhe një tjetër, jo me para, por me goma, gurë, dru e cunga”.
Kjo parti konsideron se barrikada e “dyfishtë” edhe më shumë do t’ua vështirësojë lëvizjen qytetarëve të Kosovës Lindore me Kosovën.

“Po nëse këta të ‘Vetëvendosjes’ kanë vendosur ta bllokojnë vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, më mirë le të vijnë në Konçul, ashtu si serbët e Beogradit në Mitrovicë. Ne edhe ashtu kemi thënë shpesh, duke u thirrur te reciprociteti, do të kërkojmë atë që e kërkojnë serbët e Kosovës, pra jo vetëm të kërkojmë, por edhe të veprojmë si ata.

Ndryshe është të flitet e ndryshe të veprohet. Prandaj, para se të merret një hap si ata të ‘Vetëvendosjes’, mirë është të mendohet se çka fitojnë e çka humbin shqiptarët e Kosovës Lindore, me veprime të tilla barrikadeske?!”, thuhet pos tjerash në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button