Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Qeveria publikon raportin për vijën kufitare me Malin e Zi (dokument)

Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë raportin e Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e vijës kufitare, të udhëhequr nga profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi.Materiali i afishuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, përmban raportin, shkresat dhe kontrollin efektiv dhe atlasin A1.Sipas Florim Isufit, anëtar i këtij Komisioni, raporti përmban vlerësimin e punën së ish-Komisionit. Shkresat dhe kontrolli efektiv përbëjnë procesverbalet e ish-Komisionit dhe komunikimet e komisionit aktual me institucionet relevante, ndërsa kontrolli efektiv përmban dokumentacionin origjinal që vërteton ushtrimin e kontrollit të autoriteteve të KSA të Kosovës në territorin i cili mund të mbetet nën administrimin e Malit të Zi.“Atlasi A1 ka kualitetin e lartë dhe përmban shumë harta, skema dhe profile që vërtetojnë lëvizjen e vijës kufitare në dëm të Kosovës. Në atlas janë përdorur hartat vetëm për të vërtetuar që vija kufitare ka lëvizur, e jo për të treguar se ku duhet të jetë, pasi që ky komision nuk e ka mandatin të bëjë vijë kufitare të re”, ka sqaruar Isufi.Ja vegëza ku mund ta gjeni të plotë raportin:http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Raporti_Final_i_Demarkacionit.pdf

Back to top button