Rama: Serbia s’mund të thotë se po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin

Kryeministri i Kosovës dhe homologu i tij nga Shqipëria kanë folur në konferencën e përbashkët për media në Tiranë në lidhje me idenë e mini-Shëngenit ballkanik, nismë të cilën Prishtina zyrtare e ka refuzuar duke mos marrë pjesë në asnjërin nga takimet e deritanishme rajonale.
Duke dhënë detaje nëse kjo temë është diskutuar në takimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti tha se më tepër kanë folur për makro-Shengenin shqiptar se sa për mini-Shëngenin ballkanik.
“Ky ishte takimi ynë i parë dhe ka shumë tema që do të trajtohen në të ardhmen dhe mund të them që kjo ishte temë që e trajtuam, por shkurtimisht, pasi takimi ynë sot ishte më parë për makro-Shëngenin shqiptar se sa për mini-Shëngenin ballkanik”, tha Kurti.
Kryeministri Ra ma tha se është në dorën e Kosovës dhe Shqipërisë që të vendosin rreth lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve, duke kërkuar që ky proces të ecën përpara, në mënyrë që siç u shpreh ai, as Serbia dhe as vendet tjera nuk mund të thonë se ‘po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin’.
“Unë besoj se s’ka makro-Shëngen shqiptar pa mini-Shëngen ballkanik, edhe pse unë nuk e di se këtë fjalën ‘mini’ nuk e di kush ia vuri, por unë për shkak të gjatësisë jam i prirë të bëjë gjëra ‘mini’, por besoj se makro-Shëngeni shqiptar është i lidhur ngushtë me Shëngenin rajonal, sepse nëse ne jemi konsistentë në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, për tà « pasur lëvizje të lirë mes nesh, çfarë deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë, por edhe të gjitha vendeve tjera. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë e kam thyer dhe të mos humbim kohë dhe ta çojmë përpara këtë proces, se as Serbia e as vendet tjera nuk mund të thonë se po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin”, tha Rama.
Ai tha se duhet nisur punën me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas Shëngenit dhe heqjen e barrierave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.