Anti-amerikanizmi/ Jo me koston e Shqipërisë, artikulli i New York Times 100 vjet më parë

“Jo me Koston e Shqipërisë”, kështu shkruante “New York Times” para shumë vitesh ka shkruar për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson ndaj Fuqive të Mëdha për sa i përket Traktatit të Fshehtë të Londrës.
Opinionisti shqiptar, Adri Nurellari, ka publikuar disa fotografi teksa shihet se si “New York Times” para shumë vitesh ka shkruar për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson.
Tutje Nurellari ka shkruar se në shenjë të shpëtimit të pavarësisë së Shqipërisë, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson.
““Not at Albania’s Cost” Kështu shkruante New York Times, si sot 100 vjet më parë, për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson ndaj Fuqive të Mëdha për sa i përket Traktatit të Fshehtë të Londrës. Më 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë ( Pushtuesit italo-fashistë e ndruan në San Giovanni di Medua në 1939 ndërsa komunistët e rikthyer në Shëngjin pas luftës). Kjo përkujtimore vlen veçanërisht për sojin e ri të “patriotëve” që çuditërisht mendojnë se krenaria kombëtare dëshmohet duke kundërshtuar apo sharë amerikanët”, ka shkruar Nulleari.