VIDEO/ Bamirësi nga Shkodra befason amerikanët: U çon para dhe ushqime njerëzve në nevojë

Një shqiptar-amerikan nga Selca e Kelmendit po përpiqet që të ndihmojë njerëezit në nevojë në këtë kohë pandemie.

Ai quhet Aleksandër Nilaj dhe në videon e publikuar nga “Zëri i Amerikës”, gazetari Ilir Ikonomi tregon se Nilaj, që është me origjinë nga Shkodra, po i ndihmon njerëzit në nevojë pa asnjë interes.

Shqiptari jeton në Bronks të Neë Yorkut dhe tregon se të gjitha ndihmat u shkojnë njerëzve në nevojë, pa marrë parasysh racën.

“Kjo ndihmë i shkon gjithë komunitetit këtu, pa marrë parasysh rracën. Zakonisht ndihma ju shkon njerëzve në nevojë. Ndihmat vijnë nga organizata të ndryshme, biznese të huaja, natyrisht edhe komuniteti shqiptar. Ata na ndihmojnë më ushqime, por edhe me para,”– thotë ai.

Back to top button