Ambasadorja e SHBA: Anëtarët e BKH t’i nënshtrohen makinës të së vërtetës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, thotë se përparimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm.
Duke folur gjatë aktivitetin për certifikimin e ekspertëve poligrafë të makinës së të vërtetës të Shërbimit për Çështjen e Brendshme dhe Ankesat dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ajo tha se SHBA do të jetë në krahë të Shqipërisë, siç ishte për reformën në drejtësi.
Sipas saj punonjësit e BKH do t’i nënshtrohen makinës së të vërtetës.
“Përparimi i reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Kjo njësi do të kryejë kontrolle për kandidatët e BKH-së. 5 ekpertët janë një armë për të luftuar korrupsionin. Unë besoj tek këta persona që sapo janë diplomuar”, u shpreh ambasadorja.
Ajo deklaroi se Shqipëria ka ligjin për SPAK dhe se që të gjithë t’i nënshtrohen poligrafit para se të bëhen pjesë e BKH.