Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Rama: 420 euro rrogë për rindërtimin, kemi hapur kufijtë për të huajt

420 euro do të jetë paga për ata që do të pranojnë në ndërtim, në procesin e rindërtimit që do të nisë së shpejti.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, që u shpreh sot në Kuvend se nuk do të pranojë pagë poshtë kësaj shume.

“Do të ketë një thirrje të hapur për atë që kanë njohuri në ndërtim dhe duan punë. Një nga sfidat më të mëdha është nevoja e madhe për punë, për punonjës. Ky proces do të hapë shumë vende pune dhe këto vende i kërkojnë me një kualifikim të caktuar në proceset e ndërtimit.

Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për ata që kanë nevojë për një trajnim plus, por jemi të sfiduar nga fakti se ka shumë vende pune, të cilat mbeten bosh, pasi ata që ankohen se nuk kanë punë duan punë shteti, kryesisht. Ndërkohë që kemi nevojë për krah të kualifikuar.

Qeveria do të imponpojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri 420 euro.

Por do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do i japim mundësi kompanive të rekrutojnë të huaj për të punuar në Shqipëri nëse do të jetë e nevojshme.

Puna në shtet i është lënë perspektivës së studentëve ekselentë, apo atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera. Kështu që shtigjet për të punuar në shtet do të shkojnë duke u ngushtuar” tha Rama.

Back to top button