Rai zbulon “lidhjen e qeverisë me drogën”, mafiozi italian udhëtoi me avionin e ministrit shqiptar

Politika shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, por jo vetëm. Ditën e sotme televizioni RAI ka publikuar një tjetër dokumentar investigues, por këtë herë ka lidhje me një ministër të Kosovës.
Në investigim flitet për mafiozin italian Antonino Vadala, të akuzuar si pjesë e mafias kalabreze dhe për trafikim droge, ndërsa njihet për lidhjet me klanin e njohur ‘Ndrangheta’.
Sipas reportazhit të gazetares italiane Maria Grazia Mazzola, Vadala ka shkëmbyer telefonata e mesazhe dhe ka udhëtuar në avionin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.
Gjithashtu Vadala implikon edhe politikanë të tjerë nga Sllovakia dhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico, teksa pretendon se ka infiltruar të dashurën e tij Maria Troskova si nënpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe si këshilltare e ish-kryeministrit Fico.
Sipas gazetares, Fico e ka mbajtur afër Maria Troskovën pavarësisht lidhjeve të saj me mafiozin Vadala.