Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Monedha metalike 10 lekë do rishtypet, njihuni me ndryshimet

Monedha metalike shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10 lekë, do të rishtypet.Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, miratoi në mbledhjen e së mërkurës vendimin për rishtypjen e kësaj monedhe, bazuar në strukturën e monedhës metalike që është aktualisht në qarkullim.Sipas Bankës Qendrore ky vendim vjen në zbatim të strategjisë afatmesme institucionale të Bankës së Shqipërisë, që parashikon rishtypjen e monedhës metalike me kurs ligjor 10 lekë bazuar në ecurinë e saj ndër vite, kërkesën për këtë monedhë etj.Kjo është hera e dytë që BSH vendos për rishtypjen e kësaj monedhe .Monedha metalike, me vlerë nominale 10 Lekë, u rishtyp në vitin 2013, me të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2009, hedhur në qarkullim më 26 mars 2010. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit në trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2013”.(ATSH)/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button