Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pamje tragjike, ish-Vollga mbushet nga inertet dhe mbeturinat

Është kjo panorama që ofron Vollga një ndër zonat më të bukura të qytetit bregdetar Durrësit.

Tonelata inerte dhe mbeturina të gjithëfarëllojshme shkarkohen çdo ditë buzë detit, duke e mbushur gradualisht atë.

Shkarkimi i inerteve dhe mbetjeve të tjera në këtë vend nisi në pranverë të 2017, me urdhër të Bashkisë. Zyrtarët vendore në atë kohë e arsyetuan mbushjen e detit në këtë mënyrë, me qëllim krijimin e hapësirave publike në funksion të qytetarit.

Por pavarësisht se kanë kaluar dy vite, në këtë hapësirë jo vetëm që nuk u investua, por po degradon dita ditës, duke i shkaktuar një dëme të madh ekologjik zonës.

Investimet në të vetmen shëtitore të qytetit bregdetar kanë qenë të pakta ndër vite pa një plan të mirëfilltë urbanistik. Duke bërë që zona më e frekuentuar nga qytetarët të shkojë drejt degradimit të plotë./ABCNews/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button