Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

VIDEO/ Detajet, si u shua familja shqiptare nga aksidenti në Itali: Mes viktimave, edhe Mattiasi vetëm 2 vjeç

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me tragjedinë e mbrëmshme në rrugët e Reggia Emilia ku humbën jetën katër anëtarë të familjes pas një aksidenti me makinë.

Mësohet se familja ishte duke udhëtuar në një makinë tip Fiat Stilo kur ndodhi aksidenti duke bërë që të humbasin jetën në vend tre prej fëmijëve të Ardian dhe Anjeza Hysenit si edhe nipi i tyre i vogël, Mattiasi, vetëm dy vjeç.

Mësohet se nga aksidenti mbetën të vdekur Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj 2-vjeçar Mattiasi, motra e Shanes, Rejana, 8 vjeçe si edhe vëllai 11 vjeçari, Resati.

I vetmi fëmijë i mbetur gjallë nga familja është djali 18-vjeçar që po merr trajtim mjekësor. Mediat italiane raportojnë se makina ishte duke u drejtuar nga Oriol Lame, bashkëshorti i Shanës, i cili për shkaqe ende të pasqaruara ka humbur kontrollin e saj.

Ai ishte i vetmi i mbijetuar nga aksidenti dhe tashmë po trajtohet në spital.

Viktimat:

Shane A. Hyseni, 22 vjeçe

Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe

Resat A. Hyseni, 11 vjeç

Mattias Lame (djali i Shanes), 2 vjeç./m.j

Back to top button