Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

30 kilometra e gjatë, kolona me shqiptarë në kufirin Kroaci-Serbi

Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Bekim Dalipi, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë dhe moti i ftohtë ka filluar ta bëjë edhe më të vështirë këtë pritje.

Në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që nga shtetet perëndimore shkojnë për pushime në Kosovë e Maqedoni.

Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Bekim Dalipi, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë dhe moti i ftohtë ka filluar ta bëjë edhe më të vështirë këtë pritje.

“Jemi këtu mbi pesë orë duke pritur në radhë, në anën kroate. Duket se policia kufitare e Serbisë nuk çan kokën për radhët e gjata të automjeteve në pritje me targa të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë etj., shumica dërmuese familje shqiptare. Sipas radios kroate hrt.hr1, kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është rreth 30 kilometra e gjatë. Dhe, me këtë ritëm pune të doganës serbe, radhët e pritjes do të zgjaten edhe më tepër.

Autostrada, që nga hyrja prej Sllovenisë e në drejtim të Zagrebit, Slavonski Brodit , Lipovac-Beogad ishte gjatë tërë ditës e ngarkuar me emigrantë të cilët festat e fundvitit duan t`i kalojnë në atdhe, pranë familjeve të tyre .

Në bashkëbisedim me udhëtarë shqiptarë, marrim vesh se disa prej tyre janë nisur nga Zvicra pe¨r në Kosovë qysh në mbrëmjen e të premtes ndërsa tash gjenden pranë kufirit serb në Lipovac ku nuk po lëviz asgjë! Pas çdo gjysmë orë pritjeje ka një lëvizje jo më të gjatë se 100 metra.

Ndërsa tani që është errësuar, kanë rënë edhe temperaturat. Në mungesë të wc-ve dhe banjove, udhëtarët gjenden ashtu si munden dhe dinë vetë”, përfundon bashkëpunëtori i albinfo.ch, Bekim Dalipi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button