Zbardhet biseda Papoulias-Dule: Himara është Greke. Shpallim autonominë

Presidenti i Greqisë Karolos Papoulias ka takuar ashtu siç ishte parashikuar rreth ores 21:30 Kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule. Pas takimit Dule u shpreh se fokusi i takimit ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Në takim merrnin pjesë të gjithë organizatat Omonia dhe të tjera që kerkojnë pavarësinë e Vorio-Epririt. Dule konsideroi Papulias, një mik të Shqipërisë.

“Të drejtat e pjestarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i marëdhenieve dy palëshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin dhe mbështeja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit”- u shpreh Dule.

Ai u shpreh se çështja e varrezave nuk është një çështe e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. Sipas Dules Papulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë,por gjithë rajonit. Sipas Dules viziat e Papoulias është një kapitull i ri mes dy vendeve.

Nga burime të gazetës opozita.com mësohet se sot Papoulias dhe Dule do udhëtojnë në jug të Shqipërisë për tu takuar me grupime nacionaliste të cilat kërkojnë autonominë e VorioEpirit. Gjatë takimit mësohet se Papulias dhe Dule kanë biseduar gjatë për Himarën e cila sipas tyre me cdo kusht duhet të ketë zhvillime të reja drejt decentralizimit dhe mundësisë për të kërkuar autonomi lokale dhe administrative. “Të drejtat e minoritet sipas tyre mund të garantohen vetëm nëpërmjet një autonomije lokale në zonat etnike greke” -kanë konkluduar gjatë bisedës kofidenciale. Papoulias dhe Dule kanë paraprirë kësaj strategjie duke kërkuar bashkpunim edhe nga kryepeshkopi Anastas Janullatus. Për këto arsye presidenti i Greqisë Karolos Papoulias ka takuar në orët e mbrëmjes Kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Gjatë vizitës Papoulias është shprehur se ndihet i kënaqur që ndodhet në Shqipëri.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë, dhe do vazhdojë ti qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njeri-tjetrit” – ka deklaruar Papulias në takim. Më pas ai ka marë pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse.

Ndërkohë policia ndryshoi vendin e tubimit të shoqatës ‘Çamëria’, do të mbahet para Piramidës
Policia e Tiranës ka ndryshuar vendin e tubimit të Shoqatës “Çamëria” pas kërkesëss së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie.

Shoqata ‘Çamëria’ kërkoi që tubimi të mbahej para Presidencës por pas kërkesës nga ambasada greke për ndryshimin e vendit ky tubim do të mbahet para Piramidës në orën 10:00.

Policia bën me dije se ka miratuar lejën për tubim para Piramidës.

Në emër të miqësisë së qendrueshme midis dy kombeve, shoqata Çamëria i kërkon Presidentit grek, zgjedhje përfundimtare të këtyre problemeve : “Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e LUFTËS. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve greke ndaj këtij Traktati duhet të njihen detyrimet ndaj popullsisë çame dhe shqiptare në përgjithësi, sa i takon pranimit të fajit për genocidin, njohjes së të drejtave themelore të njeriut, ku përfshihet e drejta për restaurimin e shtetësisë, të drejtat pronësore, ato kulturore, gjuhësore, etj. Në veçanti, meqënëse Greqia vazhdon të insistojë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papoulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, dhe të monumenteve që përkujtojnë deshmoret tane ne luften antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj.”

Shoqata Çamëria, vlerëson qëndrimet e fundit të shtetit shqiptar, dhe thekson se politika shqiptare duke kerkuar respektimin e parimit te reciprocitetit, do te permbushe detyrimet e saj kushtetuese dhe kombetare per çuarjen perpara te çeshtjes came.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close