Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Prodhimet shqiptare të detit po pushtojnë Europën

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se prodhimet shqiptare të detit po pushtojnë vendet e Europës.

Ruli deklaratat i ka bërë gjatë një vizite të realizuar në disa ferma ujore në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ministri i Bujqësisë, theksoi se, modernizimi i impianteve përpunuese dhe fermave të ujit ka bërë që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese dhe të ndikojnë në 2-fishimin e eksporteve si në sasi ashtu dhe në vlerë monetare.

”Prodhimet e detit dhe ujërave të ëmbla po njohin rritje të përvitshme të përpunimit dhe eksportit. Kështu, kocja, levreku, gjuzat, sardelet apo dhe bretkosat janë ndër prodhimet “Made in Albania” që po kërkohen gjithnjë e më shumë si në tregjet vendase ashtu dhe në ato të shteteve të Europës”, u shpreh ministri Ruli.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button