De Biazi, në krye të kombëtares deri në “Euro 2016”

Në përfundim të ndeshjeve për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “Brazil 2014”, ka folur për të ardhmen e tij. 57-vjeçari ka bërë të ditur se do të zgjasë kontratën me dy vite.

“Do të firmos të mërkurën pasdite ose të enjten. Numrat janë ato që thonë gjithmonë të vërtetën. Në 5 ndeshjet e para morëm 9 pike, shënuam 6 gola dhe pësuam 5, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit morëm 2 pikë, shënuam 3 dhe pësuam 6. Fakti kryesor është që ekipi ynë ra viktimë e një përgjegjësie shumë të madhe dhe tregoi që nuk është akoma gati për një objektiv kaq të rëndësishëm. Për sa më përket meje, mendoj se i kemi bërë gjërat ashtu siç duhet”, u shpreh italiani.

De Biazi ka hedhur poshtë zërat e përhapur në media se kontrata e tij e re do të kalojë shifrën e 1 milion eurove, ndërkohë që ka pranuar se shumë shpejt FSHF-ja do të kërkojë të bëjë një takim me talentin e Manchester United, Adnan Januzaj, për të zbuluar mendimet rreth kombëtares shqiptare.

Në fund të intervistës së tij, De Biasi nuk është në një mendje me Dukën për sa i përket kualifikimit për në Kampionatin Evropian. “Nuk ekziston asnjë klauzolë e tillë, por është dëshira e madhe e imja dhe e presidentit Duka që ta shohim sa më shpejt këtë skuadër në një kompeticion të madh. Objektivi më i rëndësishëm është të ndërtojmë një skuadër sa më të fortë. Unë nuk jam fitues, por i arrij objektivat që më vendosin klubet apo federatat”, përfundon De Biazi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close