Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shembja e mureve nga tërmeti, ekspertët izraelitë tregojnë se ku gabojnë ndërtuesit shqiptarë

Ekspertët izraelitë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar me ekspertizën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe post-tërmetet e tjerë në Durrës, kanë dhënë edhe shpjegimin e shembjes së mureve.

Sipas tyre ndërtuesit shqiptarë kanë gabuar me vendosjen e tullave gjatë ndërtimit të pallateve.

Koloneli Golan Vach ka shpjeguar se në pjesën më të madhe të ndërtesave ku janë pësuar dëme të mëdha në mure, por që kolonat janë të qëndrueshëm është bërë vendosja e tullave gabim.

Ai sqaron se tullat nuk duhen vendosur horizontalisht, siç ndodh rëndomë në Shqipëri, por duhen vendosur vertikalisht që ato të mbushen me llaç.

Back to top button