Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mediat serbe tentojnë implikimin e Kosovës në vrasjen në Maqedoni

Mediat Serbe

Mediat serbe janë ndër më aktivet në rajon që po ndjekin dhe raportojnë mbi vrasjen e pesëfishtë dhe tensionet ndëretnike në Maqedoni.

Raportimet e një pjese të mediave, përfshirë edhe televizionin publik RTS, po thirren në lajme dhe informacione spekulative, duke tentuar implikimin indirekt të Kosovës.

Kjo dëshmohet me trajtimin e vazhdueshëm të pistave të hetimit të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc. Një nga televizionet serbe, Prva Srpska Televizija, ditë më parë raportoi se policia maqedonase ka gjetur një makinë të tipit “Jeep” në afërsi të kufirit Bllacë me Kosovën.

Edhe RTS ka dhënë informacione të njëjta, duke spekuluar se makina është gjetur në afërsi të kufirit me Kosovën.

Një zyrtar i lartë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë tha se tendencat e tilla të dhënies së lajmeve të kësaj natyre ka për qëllim që të implikojë Kosovën. “Kjo shihet qartë dhe tentimet e qarqeve serbe, që kanë akses në media apo që kontrollojnë mediat e tyre janë që Kosova të jetë një burim i nxitjes së konfliktit në Maqedoni dhe krijimi i një imazhi për Kosovën duke e shndërruar atë në një çerdhe kriminelësh. Por, kjo aspak nuk guxon të merret në konsideratë, pasi janë të njohura tentimet e këtyre mediave serbe”, theksoi zyrtari i lartë i Qeverisë.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë edhe një komunikate të AKSH-së dhe një armate tjetër AÇTOSH,e shfaqur përmes disa email-eve, ku theksohet situata në Maqedoni dhe mundësia e shpërthimit të konfliktit.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes ministres Gordana Jankullovska i ka vlerësuar dezinformata lajmet e transmetuara nga disa media serbe, ndërsa nuk janë komentuar deklarimet dhe kërcënimet e fundit përmes internetit nga ana e “armatave” të thirrura shqiptare.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button