Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kodi Penal/ Rama i përgjigjet Metës dhe kritikëve: Jemi në luftë pavarësisht se çfarë thonë ideologët

Ndërsa qeveria paraqiti propozimet për ndryshimin Kodit Penal, ku parashikoheshin dënime të rrepta për shkelësit e karantinës, pati shumë zëra kundër. Ditën e sotme edhe presidenti Ilir Meta deklaroi se i duhet referuar udhëzimeve të Këshillit të Evropës he se kufizimet duhet që të vendosen referuar Kushtetutës.

Por kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikëve për ndryshimin e Kodit Penal, që parashikon dënimin deri në 15 vjet kur thuhet karantina dhe shkaktohet vdekja e një personi.

” Ata të cilët gabimisht gënjejnë veten se tani mund të dalin apo mund të lëvizin jashtë rregullave të na hedhin në lumë të gjithë këtë sakrificë që kemi bërë. Masat do të shtrëngohen. Ne do ta miratojmë ndryshimin e domosdoshëm, futjen në Kodin Penal të masave që lidhen me situate të një epidemie.

Pavarësisht se çfarë thonë shumë ideologë të liri demokraci, jemi në kohë lufte dhe masat janë për këtë periudhë dhe ndëshkime do të bëhen shembullore për të gjithë ata që do të na kërcënojnë fundin me sukses të kësaj lufte. Kush thotë se populli, me gjoba e burg, harron se ato nuk janë për popullin por janë individë. Nëse populli do kishte shkelur rregullat do të kishim qindra të vdekur e mijëra të infektuar në ditë. Gjobat janë për të pabindurit dhe abuzuesit e fajtorët. Nuk janë as për të mbushur buxhetin, por për të dhënë mesazhin e qartë që në një shtet jetohet me rregulla.”, tha Rama në komunikimin publik.

Back to top button