Flamuri shqiptar, ende në debat parlamentar

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë vazhduan debatin lidhur me propozim-programin për shënimin e përvjetorëve, ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2012.

Gjatë diskutimit deputetët e opozitës e përsëritën qëndrimin që të mos pranohen amendamentet për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe të 100 vjetorit të emërimit të ministrit të parë të Mbrojtjes në qeverinë e Shqipërisë, Mehmet Pashë Deralla.

Mitre Velanovski, nga LSDM-ja, tha se pajtimi i tyre lidhur me këtë çështje do të ishte përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër.

“Kjo nuk dëshmon për qëllimet e sinqerta të disa partive për mirëbesim dhe integrim të shtetit të Maqedonisë dhe shoqërisë. Përkundër kësaj nuk i kushtohet vëmendje sa duhet shënimit të përvjetorëve nga romani i parë në gjuhën maqedonase dhe filmit të parë maqedonas”, tha Velanovski, transmetojnë mediat.

Arben Labënishta ,nga Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerësoi se opozita pa argument i sulmon dy datat e rëndësishme për shqiptarët – 100 vjetorin e Ditës së flamurit shqiptar dhe shënimin e Mehmet Pashë Derallës për ministër të Shqipërisë.

“Flamuri kombëtar shqiptar është simbol i të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë. Me Kushtetutën e vendit ajo është e pranuar si domosdoshmëri për shqiptarët autoktonë në Maqedoni dhe është legjitime ti shënojmë”, tha Labënishta.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close