Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Thirrja e maqedonasve: O vdekje, o liri!

OHER- Parrulla që nxisin luftë mes shqiptarëve dhe maqedonasve u panë dje në Ohër, ndërkohë që policia njoftoi për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë dhe vrasja e një biznesmeni shqiptar të martën e kaluar kanë rritur tensionin mes dy etnive në këtë vend fqinj.



“O vdekje o liri”, dhe grafite tjera nxitëse e të pahijshme zbardhën mëngjesin e djeshëm disa tabela treguese në pika të ndryshme në qytetin e Ohrit. Ato janë parë në zonën e shëtitores nga “Porta e sipërme” e deri tek “Koshishta”. Kalimtarët e rastit u shprehën dje, se me vandalizma të këtilla të individëve apo grupeve, mbeten mbresat negative tek turistët të cilët çdo ditë kalojnë nëpër këtë shëtitore të këtij qyteti turistik dhe të UNESCO-së.

Po dje ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur për dy incidente që kanë ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës, por ajo nuk ka përcaktuar entinë e të sulmuarve. Incidenti i parë është regjistruar në lagjen Fushë Topanë të Shkupit, ku siç thuhet është rrahur një 17 vjeçar nga 10 persona të panjohur. Sulmi ndaj 17 vjeçarit ka ndodhur kur ky i fundit po lëvizte në këtë zonë dhe për një moment pa paralajmërim ai është rrahur fizikisht nga personat e panjohur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personave. Incidenti i dytë ka ndodhur në Tetovë, kur një nxënës 14 vjeçar i shkollës fillore “Kiril dhe Metodi” u rrah nga dy të rinj. Policia bëri të ditur se incidenti ka ndodhur në oborrin e kësaj shkolle në Tetovë. Policia nuk ka dhënë identitetin dhe përkatësinë etnike të viktimave të sulmuara.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button