Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Kam gjithë jetën ekonomist”/ Fino revolotohet tek ‘Ligjet’: Absurde! 8 gjyqtarë marrin pagë më të lartë se presidenti

Në Komisionin e Ligjeve kanë vijuar këtë të enjte dikutimet për mbi ndryshimet që janë bërë në statusin e gjyqtarit.

Bashkim Fino ka deklaruar i revoltuar se tetë gjyqtarë marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës dhe sipas tij kjo është absurde dhe jo e drejtë.

Deputeti Fino është shprehur se ka gjithë jetën ekonomist dhe kjo formë nuk i duket aspak e drejtë.

‘Të tetë gjyqtarët marrin pagë më të lartë se Presidenti i Republikës. Nuk jam kundra, po të japësh një pagë më të lartë se Presidenti i Republikës dhe të thuash këto këtu janë probleme, mua më duken shumë absurde. Unë kam gjithë jetën e ekonomist dhe kështu nuk bëhet. E kemi vënë në vështirësi qeverinë kur kemi marrë këto vendime, po ta vëmë prap. Ky është një diskututim parimor që bëj unë dhebnuk ma mbush mendjen njeri’,  u shpreh Fino.

Back to top button