Asnjë e dhënë për fatin e pilotit shqiptar James Berisha
Grupi i Flying for Kosovo i është drejtuar sërish me një mesazh opinionit publik nëpërmjet mediumeve, duke cekur se është tejet brengosëse që ende nuk ka asnjë lajm pozitiv rreth vendndodhjes së pilotit shqiptaro-amerikan James Berisha, madje nuk ka asnjë pohim nëse ai është i gjallë apo i vdekur.
Edhe pse flitet që James është gjallë dhe mbahet në paraburgim në Eritre, në realitet nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, pasi që familjarëve të tij vazhdimisht iu është ndaluar e drejta për të komunikuar përmes telefonit me të.
“Shpresa është ende gjallë, Flying for Kosovo ende ekziston dhe ne jemi munduar që të shfrytëzojmë çdo informatë nga çdo kënd i mundshëm, në mënyrë që të dimë më shumë rreth vendndodhjes së Jamesit. Gjatë këtyre pesë muajve të fundit kemi pasur shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete të botës. Na janë thënë shumë e shumë tregime, por fakti është që asnjë nga familjarët e Jamesit nuk është lejuar të kontaktojë me të”, thuhet pos tjerash në këtë mesazh.
Piloti James Berisha dyshohet se nga tetori i vitit të kaluar në kuadër të fushatës së tij lobuese me avionin privat për njohjen e Kosovës është ndaluar në Eritrea dhe ky theksohet se po mbahet i burgosur. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli premtoi se do të bëjë përpjekje për të kthyer shumë shpejt në Kosovë, pilotin Berisha, mirëpo deri tani nuk ka pasur asnjë risi në këtë drejtim.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”