Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Çfarë duhet bërë pas masakrës së Selenicës?

Një ndër krimet më të rënda të dy dekadave të fundit në vend mund të cilësohet masakra e kësaj të premteje në Vlorë, ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka ekzekutuar me armë zjarri anëtarë të dy familjeve, përfshirë gra e fëmijë.Ish-deputeti i PS, Namik Dokle, në një shënim në rrjetin social, Facebook, ka dhënë disa ide se çfarë duhet bërë pas kësaj tragjedie.Duke shprehur dhimbjen për viktimat, Dokle propozon që të mblidhet urgjent Parlamenti dhe pas hartimit të një ligji kundër armëmbajtjes pa leje, policia duhet të duhet të nisë një aksion për dorëzimin e tyre.“Çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike?Lajm tronditës! Masakër me tetë të vrarë. Tragjedi e madhe në familjet e tyre. Dhimbje e pakufi për viktimat. Çfarë duhet bërë pas kësaj?1- Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit.2- Ligj i veçantë kundër armëmbajtjes pa leje, me dënim fiks, që të mos mundet asnjë gjyqtar (i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) të bëjë “politike gjyqësore” korruptive.3- Shpërblim për çdo qytetar denoncues të krimit të armëmbajtjes pa leje.4- Aksion policor dhe qytetar për dorëzimin e armëve pa leje dhe kufizim i atyre me leje”, propozon Dokle, ndërsa e mbyll shënimin e tij me apelin: Të gjithë bashkë të shpëtojmë jetë!/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button