Haradinaj: Në fillim të qershorit, marrim lajmin për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë ekskluzive për emisionin e parë dokumentar“EXPOSE”, të titulluar “Të Izoluarit”, prodhim i Gazeta Blic, i cili u transmetua sonte ka theksuar se të gjitha kategoritë e shoqërisë shkojnë t’i kërkojnë ndihmë për vizat.
“Merre me mend, krejt sportistat që shkojnë nëpër gara ndërkombëtare, vijnë tek unë të kërkojnë ndihmë për vizat. Krejt artistët, intelektualët…, vijnë të kërkojnë ndihmë tek unë. Viza është për qarkullim të lirë, për komunikim të lirë, për pjesëmarrje në jetën e përbashkët”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Shefi i Qeverisë, ka theksuar se ka rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Ai ka theksuar se kjo qeveri po ballafaqohet me luftimin e këtyre dukurive, dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave.
Ai ka shprehur bindjen e tij se në fillim të qershorit Kosovës mund t’i jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave.
“Në javën e parë të Qershorit, mblidhet Këshilli i Ministrave dhe aty besoj se do të caktohet data për liberalizimin e vizave”, ka thënë Ramush Haradinaj, në intervistën ekskluzive dhënë për emisionin e parë Expose, (intervista e relizuar para 10 ditësh) të titulluar të “Izoluarit”.
• Dokumentari “EXPOSE | TË IZOLUARIT”
Në anën tjetër deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në një bisedë për dokumentarin “EXPOSE”, i cili u transmetua sonte, ka theksuar se kanë siguruar një dokument nga Bashkimi Evropian, që u sugjeron shteteve anëtare heqjen e vizave për Kosovën.