Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kadare: Mirënjohje e thellë për diasporën dhe kontributin për viktimat e prekura nga tërmeti

Diplomatja shqiptare Besiana Kadare përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në eventin kulturor që u organizua për t’iu dalur në ndihmë viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

Postimi i plotë i saj:

Ishte një kënaqësi e veçantë të organizoja në Misionin e Shqipërisë pranë OKB-se një event kulturor me artistë shqiptare, me qellim mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit tragjik që ra në Shqipëri nëntorin e kaluar.

Mirënjohje e thellë dhe falënderime të përzemërta për të gjithë anëtarët e diasporës që iu përgjigjen ftesës dhe me bujarinë e tyre karakteristike u solidarizuan duke dhënë kontributin e tyre.

Një falënderim i veçantë për artistët që performuan falas një koncert bamirësie të mrekullueshëm, me këngë e muzike shqiptare, moderne dhe tradicionale: Dëshira AhmetiMira KonciErgin OdaRiad R. YmeriElona Muca, Arian Kerliu, Kreshnik Zhabjaku, Enika Gjogoreci.

Falënderoj gjithashtu Evi Kokalarin dhe fondacionin Kokalari që sponsorizoi eventin me ushqimin dhe pijet.

100% e fondeve do të derdhen në llogarinë e krijuar nga qeveria shqiptare për Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti: e-Albania.al/dhuro.

Se fundi do të doja të shprehja mirënjohje për komunitetin shqiptaro amerikan në tërësi, i cili ishte nga të parët që u mobilizua për t’i ardhur në ndihmë bashkëkombësve të tyre në nevojë. /KultPlus.com

Back to top button