Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Statuja e Krishtit në Rio de Zhaniero ndriçohet nga flamujt e vendeve të prekura nga COVID-19, mes tyre dhe ai shqiptar

Presidenti Ilir Meta publikoi një foto të Statujës së Krishtit në Rio de Zhaniero të Brazilit, e cila është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga koronavirusi.

Në foton e ndriçuar në këtë monument emblematik është edhe flamuri shqiptar. Në vendin tonë janë shënuar dy viktima dhe 64 të infektuar nga COVID-19.

“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar!  Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës!” shkruan Meta.

Back to top button