Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Arkeologu maqedonas që përpiqet të zhdukë gjurmët shqiptare

Përfaqësues shqiptarë në Ministrinë e Kulturës apelojnë për stopimin e projekteve kulturore që anashkalojnë kulturën dhe arkeologjinë shqiptare në Maqedoni.

Arkeologu kontrovers maqedonas, Pasko Kuzman, po përgatit botimin e 130 librave kulturo-historike për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë, bën të ditur INA.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Kulturës, të cilët janë të njohur me projektin e ashtuquajtur kapital, për të cilën janë vënë në dispozicion miliona euro dhe që bartës është Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Autori dhe ideatori i këtij projekti Pasko Kuzman, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kohë më parë ishte vënë në shënjestër të kritikave nga qarqe shkencore shqiptare si ideator për gërmimet arkeologjike që zhdukin artefakte ilire dhe të periudhës dardane si dhe projektuesi i ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit.

Kuzman ka konfirmuar për mediat proqeveritare se po përgatiten botimet, duke nënvizuar se bëhet fjalë për 130 libra që do të jenë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Maqedonisë, ku kryesisht do të përfshihen lokalitete arkeologjike, kisha dhe manastire, xhami dhe vlera natyrore.

Sipas tij, këtij publikime fillimisht do të botohen në gjuhën maqedonase, angleze, gjermane, franceze dhe ruse, ndërsa jo edhe në gjuhën shqipe. Kuzman paralajmëron se në plan të dytë ato do të publikohen dhe përkthehen edhe në gjuhët turke, serbe dhe të tjera.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka angazhuar disa autorë dhe shkencëtarë për punimin e këtyre librave. Një trajtim të këtij aktiviteti të ri të kësaj drejtorie ka bërë edhe e përditshmja “Koha” në Shkup.

Punonjës në Ministrinë e Kulturës kërkojnë që të verifikohet ky projekt dhe të ngritët në nivel të Qeverisë, për të parandaluar botimet që mund të jenë skandaloze dhe të shmangin vlerat dhe pasuritë kulturore, arkeologjike të shqiptarëve në Maqedoni. Botimet e para nga Kuzman janë paralajmëruar të dalin në dritë në vitin 2012.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button