Prishtina dhe Tirana protesta në mbështetje të Shkupit
Në Prishtinë dhe Tiranë për sot janë paralajmëruar protesta në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni.
Në rrjetin social “Facebok”, është hapur një iniciativë, e cila bën thirrje qësot me fillim prej orës 18:00 të protestohet në Sheshin “Skënderbeu”, në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë.
“Protestë në mbështetje të Shqiptarëve në Iliridë. 7 Korrik, 2014. Në mungesë të mbështetjes institucionale si nga qeveria në Prishtinë njësoj edhe nga qeveria në Tiranë, ne do t’u tregojmë se kanë mbështetjen e të gjithë Shqiptarëve.Protesta do të organizohet në mbështetje të Shqiptarëve që jetojnë në Iliridë dhe njëkohësisht do të i’u tregojmë të gjithëve se ata nuk janë vetëm. Protesta do organizohet të Martën më 08.07.2014 në ora 18:00 dhe vendtakimi do të jetë tek Shtatorja e Skendërbeut.Protesto KUQ E ZI!”, thuhet në këtë thirrje.
Kjo protestë është organizuar nga “Plisat”, tifozët e Prishtinës. Por pjesëmarrjen në këtë protestë deri tani e kanë paralajmëruar shumë personalitete publike të Kosovës, por edhe persona të tjerë publik të skenës së artit, kulturës dhe muzikës.
Protestë e njejtë përmes rrjeteve sociale është paralajmëruar për t`u mbajtur edhe në Tiranë.