Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Manifesti politik i shqiptarëve të Maqedonisë

“Nëse e shikojmë politikën nga ky këndvështrim kemi shumë pak të arritura, nuk arrijmë të kemi sistem të mirëfilltë dhe shikoni që nga parkimi i veturave në qytet, gropat e deri të tabelat në rrugët nacionale që janë vetëm në gjuhën maqedonase flasin për një jookordinim të subjekteve tona politika. Qytetari i kupton të gjitha, qytetari i jep shanse politikës, por qytetari pa të drejtë diskriminohet dhe ky diskriminim është i pashpjegueshëm sot kur ne flasim për kohë që njerëzit bëjnë shpikje të ndryshme në botë ndërsa te ne kjo gjë nuk shihet”…

Nga Arsim Sinani

Shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë krenohen se janë trashëgimtarë të denjë të nënës Terezë fitueses së çmimit Nobel për paqe, po ashtu me të drejtë ndihen të veçantë që kanë një nobelist të dytë si puna e dr.Ferid Muratit, por kjo nuk është e mjaftueshme për të thënë se shqiptarët e Maqedonisë i gëzojnë të drejtat e tyre dhe bëjnë jetë të mirë ashtu si do duhej të bëjnë.

Viti 1990 e këndej që nga krijimi i Maqedonisë postjugosllave shqiptarët e Maqedonisë ballafaqohen me një sfidë të quajtur mbijetesë në kushte dhe rrethana të reja të krijuara nga shkëputja nga Jugosllavia e Titos, ku kishin të drejtat fiktive të cilat të drejta i humbën me tranzicionin dhe janë në kërkim të atyre të drejtave që realisht do duhej ti kemi.

Beteja politike ndërmjet partive politike shqiptare e ka bërë të veten dhe në vend të objektivave nacionale për të realizuar  një manifest politik të shqiptarëve siç do ta quaja unë të shqiptarëve të Maqedonisë, ne kemi një garë të pashpjegueshme të mburrjes kolektive të subjekteve politike shqiptare. Kjo mburrje nuk është për tu admiruar sepse pas asaj që kanë realizuar, partitë politike shqiptare ballafaqohen me një stagnim në zhvillim politik, kulturor, arsimor, gjuhësor, kombëtar e deri te punësimet që janë bërë një mollë sherri në mes shqiptarëve, varësisht nga provenienca e tyre politike. Shtrohet një pyetje logjike të cilën qytetarët e diskutojnë në mes vetes: Pse edhe pas 20 viteve ne merremi shumë me njëri tjetrin dhe në planin global nacional nuk arrijmë të realizojmë objektiva reale politike. Çka është ajo që partitë tona politike i pengon që të jenë realizuese të platformës kombëtare apo mos ndoshta ka ardhur koha për një Manifest politik të shqiptarëve me objektiva të qarta politike me pika konkrete pasi që kemi diskontinuitet në qeverisjet tona. Dhe realisht shikuar nga ky këndvështrim vlerësoj duke dashur të artikuloj mendimin qytetar se shqiptarët në Maqedoni kanë më shumë kërkesa sesa që munden objektivisht partitë tona politike tu ofrojnë votuesve të vetë. Dhe votuesit nuk kërkojnë shumë, kërkojmë që të jenë qytetarë të lirë, të kenë perspektiva në jetët e tyre, fëmijët e tyre të jetojnë të lirë, të kenë mundësi shkollimi kualitativ, të kenë sistem shëndetësor të mirë dhe tu ofrohen këto shërbime për mirëqenien e tyre. Pastaj vijnë edhe aktivitetet e ndryshme kulturore, arsimore, shkencore e deri te mbeturinat dhe uji e dritat që janë shqetësuese për qytetarët sepse EVN po na vjedh çdo ditë, po na bën pjesë të një globalizimi që ne nuk arrijmë dot të paguajmë faturat e rrymës sepse as ka kush i kontrollon orët as ka kush na i mbron këto interesa.

Politika e vogël kërkon qartë që shqiptarët e rëndomtë të munden të punojnë fushën e tyre, të hapin fabrika,  të fitojnë subvencione nga shteti gjëra të cilat ndodhin simbolikisht. Nëse e shikojmë politikën nga ky këndvështrim kemi shumë pak të arritura, nuk arrijmë të kemi sistem të mirëfilltë dhe shikoni që nga parkimi i veturave në qytet, gropat e deri të tabelat në rrugët nacionale që janë vetëm në gjuhën maqedonase flasin për një jookordinim të subjekteve tona politika. Qytetari i kupton të gjitha, qytetari i jep shanse politikës, por qytetari pa të drejtë diskriminohet dhe ky diskriminim është i pashpjegueshëm sot kur ne flasim për kohë që njerëzit bëjnë shpikje të ndryshme në botë ndërsa te ne kjo gjë nuk shihet.

Pse them se Manifesti politik për shqiptarët e Maqedonisë është i nevojshëm, pse ka nevojë që figura të reja Brenda partive tona politike të dalin në sipërfaqe, pse njerëz të ditur duhet të futen në politike dhe në menaxhim, sepse kemi nevojë për vizion pak më ndryshe, për një vizion i cili qytetarit i mundëson që ta ndiejë qeverisjen. Partitë tona politike garat duhet ti kenë te idetë jo te sharjet dhe fyerjet, jo te konflikti i vazhdueshëm i pakuptueshëm sepse partitë tona votën e kanë marrë për të qeverisur, për ti dhënë kuptim politikës, për një jetë më të mire për qytetarin shqiptar.

Pse dëshiroj të ngrejë çështjen e manifestit politik dhe çka dmth Manifesti, po e zhvilloj këtë ide, duke mos arritur që të realizojnë objektivat si njëra ashtu edhe tjetra dhe duke mos pasur një kontinuitet shqiptarëve të Maqedonisë ju duhet manifesti për të dizajnuar qartë e mirë kërkesat e tyre dhe objektivat për ti realizuar ato pavarësisht se kush i realizon por ideja është që mos të kemi shtyrje pafund të gjërave të cilat do duhej deri më tash ti kenë qytetarët shqiptar. Të shkoj mëtej Manifesti politik do të ishte një tip dokumenti i cili do tu jepte kahje zhvillimeve politike e kulturore shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë për mos ta humbur hapin, rrugën dhe për ta pasur të qartë se çka do duhej të bëjmë që jeta jonë të jetë më e mirë. Cilët do të ishin ato gjëra që qytetarit shqiptar do ja bëjnë jetën më të mirë Manifesti do ishte një gjë si tip libri me pika konkrete dhe me një koncept plotësisht modern duke u dhënë kahje gjërave për të mirën e qytetarit shqiptar.

Pa dashur të hyj në detaje them se mirë është të mendojmë të lëvizim në këtë drejtim sepse vitet kalojnë ndërsa ne mbetemi në pozicione të cilat pala tjetër ajo maqedonase na i ka çimentuar dhe ne nuk arrijmë tu krijojmë mirëqenie qytetarëve. Beteja e shqiptarëve të Maqedonisë do duhej të ishte që kur të dalin para elektoratit ti numërojnë sukseset e jo t`ia numërojnë njëra tjetrit se cila ka dështuar më shumë sepse kjo krijon pasiguri, mosbesim te elektorati krijon gërditje. Shqiptarët në Maqedoni me të drejtë kërkojnë një jetë më të mirë këtë mendoj se është mirë ta analizojnë këshilltarët politik rreth liderëve të partive tona, të gjejnë mënyrë të komunikojnë dhe së fundi le të mendojnë pak sepse Manifesti politik do ishte një alternative për të dal nga situatat e këqija që po na ndodhin, kjo do e parandalonte këtë dhe do krijonte hapësirën që edhe pala tjetër të jetë më e vëmendshme se si do i trajtojë shqiptarët. Shqiptarët duan një jetë më të mirë, shqiptarët duan perspektiva mendoj se manifesti politik do ishte ajo që shqiptarit do i jepte shansin për një jetë të mirë .

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button