Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Lajmi i mirë: Mjekët dhe infermierët e Durrësit nuk janë infektuar!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë dalë në një komunikim me qytetarët përmes rrjetev sociale.

Rama tha se ka një lajm të mirë, detajet e të cilit i bëri të ditura kreu i Shëndetësisë.

Nisur nga rasti i pacientes që humbi jetën në Durrës nga COVID-19, autoritetet kanë testuar mjekët dhe infermeriët që kanë shërbyer pranë saj dhe jo vetëm.

“Një lajm i mirë, siç ishte ajo e shëndetit të mjekësve në Durrës, pasi propaganda e qëllimshme krijoi panik te njerëzit.

Një lajm i mirë në fakt, sepse propaganda vijon të jape lajme të rreme e të nxisë panik.

Në kampionin e parë të testimeve që ne kemi bërë të personeli dua të them se ato janë të gjitha negative.

Ata kanë punuar me të gjitha masat e nevojshme. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Back to top button