Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Sondazhi, miq apo armiq? Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë.Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:

“A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete. Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar. Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës.Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme./monitor/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button