Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Parlamenti i Shqipërisë me rezolutë kundër copëtimit të territorit të Kosovës

Anëtari i kryesisë së LVV-së, dhe deputeti i Kosovës, Xhelal Sveçla e ka përshëndetur iniciativën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për përgatitjen e një rezolute për të kundërshtuar copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës.

Sveçla thotë se mbetet në pritje për të parë tekstin e kësaj rezolute dhe uron të mos jetë sikurse Plani i Ahtisaarit.

Ja shkrimi i plotë:

Nga mediat mësova sot se po përgatitet një rezolutë për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të kundërshtuar copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës përmes propozimeve për shkëmbime territoriale në dialogun me Serbinë.

E përshëndes këtë iniciativë, dhe mbetem në pritje për të parë tekstit e rezolutës. Nëse formulimi final mbetet kundërshtues ndaj idesë së copëtimit të territorit të Kosovës, pa vendosur “bishta” si Plani i Ahtisaarit, atëherë uroj që deputetët e Republikës së Shqipërisë ta mbështesin pa dallime partiake./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button