Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ambasadori rus: Marrëdhëniet me Shqipërinë po kalojnë një periudhë jo të lehtë

Gjatë një takimi kulturor të organizuarsot nw Berat, ambasadori rus në vendin tonë, Aleksandër Karpushin, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë ende shumë probleme.

Sipas Ora news, Karpushin është shprehur se edhe pse Rusia dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të hershme, të bazuar në miqësi dhe respekt reciprok, aktualisht po kalojnë një periudhë jo të lehtë, atë të rivendosjes së lidhjeve dy palëshe mes tyre e cila ishte ndërprerë për gati 30-vjet.

Sipas Karpushin, ky proces fatkeqësisht është shumë i ngadaltë, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare, ndërkohë që në fushën kulturore dhe humanitare bashkëpunimi mes dy vendeve po zhvillohet në mënyrë mjaft dinamike.

Deklarata e ambasadorit rus, Aleksandër Karpushin, është bërë gjatë një aktiviteti të organizuar në Bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit, ku ai ishte i pranishëm në promovimin e librit “Këngë Ruse”,të profesorit beratas, Miltjadh Bode, njëkohësisht ish/ambasador i vendit tonë në Poloni dhe Korenë e Veriut./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button