Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ehad Berisha: Aktori shqiptar që po mahnit Broduein

Një djalë i ri, Tomi (Ehad Berisha) është dëshmitari i vetëm i një vrasjeje brutale në qytetin Kingfisher të Oklahomës, ku në mes të kësaj ngjarjeje makabre qëndron vija ndarëse ndërmjet një historie morale dhe radikale”. Ehad Berisha është një 14-vjeçar shqiptar, i cili me talentin e tij ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të njohur të teatrit amerikan, si: Tim Blake Nelson, Richard Mawe, Shorey Walker, Valerie Redd, Judson Jones, William Franke, Benard Cummings, Matt Savings, Doug Sheppard dhe Helen Merino. Shfaqja e tij në rolin kryesor në “Theatre East” në premierën “Eye of God”, të Tim Blake Nelson, tregon për një aktor të rrallë shqiptar. Kudo ku ka shkuar në turneun e saj, kjo trupë teatrale ka mahnitur adhuruesit e teatrit amerikan, kritikët e producentët e tjerë. 14-vjeçari Ehad Berisha vjen nga një familje patriote e atdhetare nga qyteti i Mamurrasit, me origjinë nga Kosova. Aktori i vogël shqiptar e ka nisur karrierën e tij katër vjet më parë, kur mori pjesë në një konkurs teatral në Los Angelos,- IPOP 2008, e fitoi 3 çmime. Ai ka marrë vendin e tretë për TV Commercials, vendin e tretë për (monologun) monologue, si dhe vendin e dytë si aktor në vitin 2008. Pas kësaj Berisha ka luajtur një nga rolet kryesore për ‘Comedy – net’, një shfaqje teatrale për fëmijë në New York. Producenti, aktori dhe shkrimtari i premierës “Syri i Zotit”, Tim Blake Nelson, pas Çikagos këtë javë do të ketë shfaqjen e kësaj premiere në Broduei. Drama tregon se “në qytetin Kingfisher të Oklahomës, një grua e re ka prova se është e pafajshme. Pas vrasjes së saj, “një djalë i ri Tomi, (Ehad Berisha) është dëshmitari i vetëm i një vrasjeje brutale”. Pas shfaqjes së premierës në skenën e “The East Theater” në Nju Jork, bisedojmë me talentin shqiptar Ehad Berisha, mbi jetën e suksesin e tij. 

Kur emigruat në Amerikë, shkolla dhe rruga juaj deri këtu?
Në gusht të vitit 1997 familja ime emigroi në SHBA. Unë kamë qenë 2 vjeç, vëllai im Asllani, 5 vjeç. Prindërit e mi, nëna Lavdia dhe babai Milazim Berisha, janë lindur dhe kanë jetuar në Mamurras, po ashtu edhe unë me vëllanë kemi lindur në Mamurras. Kam lindur më 1 tetor të vitit 1995. Pas ardhjes në SHBA, kemi jetuar në një lagje shqiptarësh në Brooklyn-NY për 4 vite, ndërsa tani kemi 8 vite që jetojmë në Manhattan. Jam në vitin e parë të shkollës së mesme në NYCI. 

Ehad, çfarë të nxiti që të bëhesh aktor? Kur e nise këtë karrierë? 
 Kam 4 vite që kam nisur këtë karrierë. Kam qenë vetëm 10 vjeç kur për herë të parë kam konkurruar. 

A u përballët me vështirësi gjatë kësaj rruge? Si arritët t’i tejkaloni ato vështirësi?
Po. Por kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga prindërit e mi, të cilët sakrifikojnë gjithçka dhe nuk kursejnë asgjë për mua dhe talentin tim. Kjo më ka ndihmuar shumë dhe ma ka bërë gjithsesi edhe më të lehtë këtë rrugë plot pasion. 

Ehad, në mos gabohem, ju keni qenë i përfshirë në disa produksione teatrale e keni fituar disa çmime. A jeni i ngazëllyer për t’u bërë një aktor i madh?
Pyetje e vështirë kjo për mua. Pasi dëshira për t’u bërë një aktor i madh është një ëndërr e imja, por më duhet shumë punë për të arritur deri atje. 

Cili është rezultati i gjithë kësaj pune të bërë deri më tash?
Si rezultat i kësaj pune 4-vjeçare kam pasur fatin të konkurroj në Los Agelos – IPOP 2008, ku pata sukses dhe fitova 3 çmime. Fitova vendin e tretë për ‘TV Commercials’, vendin e tretë për (monologun), dhe vendin e dytë si aktor i vitit 2008. Pas kësaj kam luajtur një nga rolet kryesore për “Comedy-net”, një shfaqje teatrale për fëmijë këtu në New York. Gjithashtu, në korrik të këtij viti kam punuar me një këngëtar kanadez për të përgatitur një videoklip, ku shpresoj do të ketë sukses pasi është jo vetëm një këngë, por një mesazh për të gjithë fëmijët në botë. Suksesi më i madh ka qenë me ‘Theater East’, pasi kam pasur fatin të punoj me aktorë të njohur të skenës, dhe si rezultat i kësaj pune momentalisht jemi duke luajtur ‘Eye of God’ në New York. Jam shumë i lumtur që pata fatin të luaj një nga rolet kryesore në këtë premierë tipike njujorkeze, të Tim Blake Nelson, aktor i njohur, producent dhe autor i disa filmave dhe skenës së teatrit amerikan. 

Cilët janë idhujt e tu në artin skenik?
Idhujt e mi janë të shumtë, por disa prej tyre janë: Hugh Lanrie, Adam Sandler Ben Stiller. 

Çfarë duhet të ketë një aktor si ju për të pasur një karrierë të suksesshme si aktor teatri?
Për të nisur një karrierë në moshë të re, për mua duhet kurajë, besim në vetvete, përkushtim dhe puna e madhe në skenë. 

A e njihni figurën e aktorit të njohur shqiptar, Aleksandër Moisiu? Po, di që Aleksandër Moisiu ka qenë një aktor shumë i madh në skenat e teatrit europian. Emri i tij, rruga dhe puna e Aleksandër Moisiut më japin kurajë, besim dhe shpresë se me shumë punë, ëndrrat mund të bëhen realitet. 

A është teatri e skena gjithçka që ju keni si ëndërr? 
 Pyetje e bukur kjo, shumë të faleminderit! Ëndrra ime është padyshim për të pasur sukses si aktor, por kam dëshirë në të njëjtën kohë që të mbaroj shkollën e mjekësisë. 

Çfarë do të thotë për ty të jesh aktor shqiptar, 14 vjeç dhe të luash një rol kryesor në Broduei, ku kanë hedhur hapat e parë aktorë të mëdhenj, yje të Hollivudit? 
 Më shumë përgjegjësi dhe më shumë kërkues ndaj vetes për të treguar se jemi me të vërtetë një popull i traditës, nga më të qytetëruarit e Ballkanit e Europës. Teatri shqiptar, sipas zbulimeve arkeologjike zë një vend të veçantë në historinë e Ballkanit, qysh në kohën e ilirëve. Ndaj do të thosha se jam shumë i gëzuar dhe i lumtur që kam fatin të luaj në skenat e teatrit njujorkez, por gjithashtu ndihem shumë krenar që jam shqiptar dhe që të gjithë kolegët e mi e dinë që jam shqiptar. 

Keni qenë ndonjëherë në Shqipëri apo në Kosovë?  
Jo, nuk kam qenë as në Shqipëri e as në Kosovë, megjithëse me prindërit, të afërmit, miqtë dhe shokët bëjmë një jetë si në Shqipëri. Kemi krijuar një Shqipëri të vogël së bashku me komunitetin këtu në Nju Jork. Por, sidoqoftë, besoj se së shpejti do të vizitoj Shqipërinë dhe Kosovën. Kanë qenë disa nga obligimet e mia në shkollë, teatër e të tjera, që nuk më kanë krijuar mundësinë. Por me zor po e pres të vijë vera tjetër dhe të shkoj në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi babai im është nga Kosova. 

Çfarë vlerësoni më shumë tek ne shqiptarët në Amerikë?
Shqiptarët në Amerikë janë shumë të respektuar kudo, kur thua që jam shqiptar sheh një respekt të madh nga të tjerët e sidomos nga amerikanët, që pas ngjarjeve në Kosovë, i kanë shtuar njohuritë dhe dinë më shumë për ne shqiptarët e historinë tonë. Kjo pra më jep një kënaqësi të madhe shpirtërore, më jep forcë për të punuar sa më shumë, për të arritur sa më shumë. 

Cilat janë disa nga planet e tua për të ardhmen?
Do të vazhdoj me teatrin, por në të njëjtën kohë do të punoj me Tim Blake Nelson, pasi ai ka një projekt për një film që besoj do të realizohet vitin që vjen.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Back to top button