Pasha: Greqia s’duhet lënë të kërkojë naftë në detin tonë
Skema e Marveshjes Detare |
Greqia në krizë po shtrin duart drejt Shqipërisë dhe veçanërisht drejt detit shqiptar. Më shumë se një vit pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetues të paktit detar ku Shqipëria i fali Greqisë detin e jugut, helenët janë rikthyer për të kërkuar naftë nën det. Qeverinë e Athinës ka nisur një program kërkimesh për naftë dhe gaz në detin Jon, pranë ishullit të Korfuzit, në zonën e kufirit shtetëror me Shqipërinë. Greket besojnë në kufirin detar ndarës midis dy vendeve, ndodhen rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi dhe me të ardhurat e nxjerra prej shfrytëzimit të tyre, do të mund të zgjidhet një pjesë e mirë e krizës së borxhit publik që është duke përjetuar aktualisht fqinji unë jugor. Rezervat e naftës të përfolura nga qeveria greke mendohet të jenë pikërisht në zonën e përfshirë nga marrëveshja detare Greqi-Shqipëri, e hedhur poshtë disa muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte, kërkimet janë duke u zhvilluar në mungesë të një marrëveshje që do të përcaktonte hapësirat e të dy shteteve në këtë zonë.
“Shekulli” ka kontaktuar me Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, njeriun që rrëzoi paktin detar me Greqinë. Në këtë intervistë, Pasha shpjegon problemet që mund të sjellë ky program i Greqisë dhe detyrimin e shtetit shqiptar për ndarjen e drejtë të kufijve ujorë.
![]() |
Dr. Myslim Pasha, njeriun që rrëzoi paktin detar me Greqinë |
Zoti Pasha, Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën e Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë. A cenon kjo marrëveshje interesat e Shqipërisë?
Në radhë të parë dua të them se kemi të bëjmë me një njoftim që vjen kryesisht prej mediumeve të shkruara, kësilloj ky nuk është një mesazh qeveritar i Greqisë fqinje. Po merret vesh, dhe ka kohë që flitet se kërkimet në detin Jon për naftë e gaz, janë një përparësi studimore në kushte të tilla ekonomike që po kalon Greqia. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por ky duhet të jetë edhe një lajm i mirë edhe për fqinjët se në fund të fundit studiohet edhe një gjeo-hapësirë detare që është një vijim i përbashkët i të dy shteteve dhe prania e pasurive të tilla të Shelfit Kontinental janë me përfitime të të dy palëve. Madje në këtë rast, pse jo vallë, kërkimet mund të bëhen të përbashkëta. Mirëpo para kësaj ka një pengesë që e ka krijuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufijve Detarë midis të dy vendeve që siç dihet u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ky ishte një akt unik në praktikën e ndarjes së deteve midis fqinjëve në bazë të Ligjit Të Detit, mbasi nuk e gjen në praktikën botërore atë që ka ndodhur me atë pakt famëkeq. Pa u tharë boja në letër dhe ajo e firmave llamburitëse, erdhi dyshimi i madh, për pasaktësinë e jashtëzakonshme në ndarjen e këtyre kufijve. Pastaj gjithçka u provua.
Çfarë u provua?
U provua se metoda me të cilën të dy shtetet kishin vendosur që të ndanin kufijtë detarë kish çuar në një pabarazi të madhe. “Metoda e vijës së mesme të baraslarguar nga brigjet…” nuk mund t’i përshtatej kushteve dhe rrethanave gjeografike që kanë të dy brigjet e të dy vendeve dhe kësisoj, kjo metode nuk ish gjë tjetër veçse një “hedhje hi sysh” palës shqiptare, duke çuar gati në verbëri të palejueshme. Pabarazia reale sipas përpjesëtueshmërisë është shumë e madhe dhe që u provua se ka ardhur si rrjedhojë e përzgjedhjes “me verbëri” të “ parimit të baraslargësisë”.
![]() |
Lulzim Basha dhe Grekja Bakojanis Nenshkruan Marveshjen |
Çfarë roli duhet të kishte diplomacia në ndarjen e kufijve detarë?
Ligjet Ndërkombëtare janë një instrument i diplomacisë. Ndërkaq herë- herë mund të ndërthuren të dyja: politika dhe ligji ndërkombëtar. Konsiderohet si diçka heretike, ta quash përcaktimin e kufijve detarë, vetëm si një sfidë diplomatike. Por çështja se deri ku shkon diplomacia kur ajo në çdo hap udhëzohet nga norma ligjore, kjo është e diskutueshme.
Si mund ta ilustroni?
Neni 83 i konventës “UNCLOS” del qartë hullia përmes së cilës duhet të kryhet përcaktimi i kufijve të Shtrat-detit Kontinental dhe askund nuk thuhet se përdoret parimi i baraslargësisë, i cili ka zotëruar në mënyrë tërësore. Marrëveshjen famëkeqe që nuk ekziston më. Neni 15 i Ligjit të Detit i përket vetëm ndarjes së hapësirave të Detit Territorial (12 milje detare), por në rastin tonë në gjeo-hapësirën detare ku do të kryhen kërkimet gjeologo-gjeofizike për naftë e gaz, ato shtrihen tej Detit Territorial në Hapësirën Ekonomike Ekskluzive midis të tre shteteve. U zgjatëm në këtë pikë, për të ri thënë me forcë dhe bindje teknike e ligjore se në rastin e kësaj gjeohapësire detare nuk mund të përdoret “ parimi i vijës së Mesme të baraslarguar” .
Duket se për kërkimet në një zonë e cila nuk konsiderohet e ndarë do të kryhen studimet, duke u mbështetur në metodën e baraslargësisë?
Nëse këto të dhëna janë marrë nga burime zyrtare greke ky përbën një problem shumë shqetësues, jo vetëm se do të kryhen studime në një det ende të pandarë, porse na tregon se pala greke ka një siguri të madhe se detin e ka ndarë, tanimë në një vijë të përcaktuar më parë dhe kështu kërkimet mund t’ bëjë lirshëm dhe pa pengesë. Kjo e bën shumë kompleks problemin dhe po kaq mirëkuptimin e ndërsjellët midis të dy shteteve sepse cenohet e Drejta Detare në Hapësirën Ekonomike Ekskluzive që i takon Shqipërisë në bazë të Ligjit Detar. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë, nëse do të ketë bisedime paraprake midis të dy shteteve apo pala greke, do të organizojë studimin kërkimor “në një hapësirë të cilën e konsideron të sajën!!”?
A mund të hamendësohet vallë se Shqipëria dhe Qeveria e saj do të jenë syçelë për të vëzhguar në çdo rast se ç’projekte do të ndiqen dhe çlidhje mund të kenë ato më me këto gjeohapësira detare të pandara?
Qeveria Shqiptare duhet të japë një shëmbëllim të ri, të sjelljes së saj ndaj interesave kombëtare, e do të vërë në lëvizje diplomacinë, për të qartësuar në çdo detaj mosmarrëveshjet, (për hir të së vërtetës qeveria shqiptare nuk pati mosmarrëveshje me fqinjën tonë, por gjithçka nuk erdhi prej oponencës brenda vendit dhe Gjykatës Kushtueses së Shqipërisë). Duhet rinegocuar. Nuk mund të bëhen studime e kërkime në gjeohapësira të cilat janë të pandara.
Ne fund te vitit 1991, u firmos e para marrëveshje hidrokarbure me kompaninë amerikane “Ochidental”, e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si “Shell”, “OMË” për kërkime që janë shtrirë përgjatë gjithë kësaj periudhe në tokë dhe në det. Mendoni se kërkimi nga pala greke do të ulë interesin edhe kërkimet e mëtejshme në vendin tonë?
Mendoj se çdo kërkim që bëhet në gjohapësira detare fqinje janë një burim shumë i madh informativ shkencor për secilën palë sepse strukturat gjeologjike të Shtratdetit Kontinental janë përafërsisht të njëjta dhe ato shqyrtohen me kujdes në interpretimet shkencore që kryhen. Pra kemi të bëjmë me një burim informacioni me vlera për të dy shtetet. Në rastin që flitet tani, sipas burimeve që ju citoni, do të ketë me një studim shumë serioz të kompanive ndërkombëtare, të cilat do të marrin përsipër, Studimet Komplekse Gjeofizike. Në gjehopasirën tonë janë kryer disa studime kërkimi të pjesshme nga një kompani Austriake si dhe “ Hamilton Brother…” Nuk besoj se do të ketë ndonjë ulje interesi nëse kryejnë studime edhe grekët, por ama në hapësirat e ndara detare dhe jo ato që u përcaktuan në atë pabarazi. Por siç thamë atypari, Përcaktimi i Kufijve Detarë kërkon një fillim të ri. Ky fillim do të jetë i vështirë.
* * *
Eksperti: Nevojitet ndarja e detit
U nxitua aq shumë në negociata dhe erdhi një rezultat që në vend të përmirësonte marrëdhëniet, përkundër i ashpërsoi
Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ende një marrëveshje kufitare për të ndarë degtin. Marrëveshja e hartuar me shpejtësi nga qeveria u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe që nga ai moment çdo gjë është pezull. Por Greqia po shfrytëzon pikërisht këtë situatë “pezull”, e shtyrë nga nevoja e saj për para dhe dyke shfrytëzuar krizën politike shqiptare, është hedhur në sulm për të pushtuar pasurinë që ndodhen në det. “Ne nuk e kemi një Marrëveshje Detare. Këtu e kanë zanafillën edhe nevoja për ndarjen detare që erdhi si kërkesë e të dy shteteve, mbasi kishim të bënim jo vetëm me shfrytëzim të pasurive të Shelfit Kontinental të dy vendeve por dhe me interesa të tjera që kanë të bëjnë me kalim të tubacioneve të naftës e gazit nga Brigjet ballkanikë në ato Apeninë. U nxitua aq shumë në negociata dhe erdhi një rezultat që në vend të përmirësonte marrëdhëniet, përkundër i ashpërsoi ato dhe na la një “problem të zgjidhur për dy qeveritë!!! Por përnjëmend të pazgjidhur për Ligjin e njërës palë, në këtë radhë të Shqipërisë.” Duket absurde po kjo është e vërtetë”,- thotë Myslim Pasha në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij, problemi është shumë kompleks dhe duhet një ngrehinë e re diplomatike, ku duhet të jetë parësor Ligji i së Drejtës Detare, por jo më pak edhe një shqyrtimi diplomatik më të thelluar, më profesional si dhe në një klimë mirëkuptim të dyanshëm. “Është një heshtje, e cila mëton të krijojë një erupsion të mundshëm. Nuk ka gjasa që pala greke, të krijojë bindje, edhe pse faktet janë shumë kokëfortë, të rinegociojë dhe të ndryshojë atë vijë duke pranuar se ishte bërë një ndarje e pasaktë”,- pohonPasha.
22
miliardë fuçi nafte mendohet të ndodhen në detin Jon, kryesisht ne zonën ku ndahen kufijtë e Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Nga këto, vetëm 10 për qind (220 milionë fuçi nafte) e kësaj sasie mendohet të jetë e shfytëzueshme me teknologjinë aktuale
93
Nëntoka shqiptare mendohet të ketë 93 milionë fuçi nafte të sigurt që mund të shfrytëzohet gjatë viteve të ardhshme me teknologjinë që ekziston aktualisht. Vlerësimi i përket fundit të vitit 2009 dhe sasia në fjalë ka të bëjë me naftën që kompanitë mendojnë se ekziston mundësia që mund të nxirret në sipërfaqe, ndërkohë që sasia totale përllogaritet në disa miliardë fuçi.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”