Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

2200 objekte të vjedhura nga trashëgimia shqiptare

Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore në Europën Juglindore”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare mbajtur dje. Në takimin e organizuar nga Zyra e UNESCO-s në Venecia dhe Ministria e Kulturës me mbështetjen e fondit “Një OKB në Shqipëri”, u tha se janë rreth 2200 objekte të humbura që pas vitit 1990-të. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Interpolin po punojnë për rikthimin e këtyre objekteve dhe ka sinjale pozitive për disa prej tyre për të cilat do përgatiten procedurat e nevojshme për kthimin në vendin e tyre të origjinës. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij u shpreh se “grabitja e pasurive tona kulturore është cënim i identitetit kombëtar”. Sipas tij, trafikimi i paligjshëm, prek të gjithë gamën e gjerë të trashëgimisë materiale, për pasojë mbetet detyrë primare, përkushtimi, nxitja dhe angazhimi në funksion të organizimit të takimeve të këtij niveli. Ministri theksoi rëndësinë që ka kthimi i qendrës së restaurimit në një qendër rajonale, për trajnimin e specialistëve të restaurimit dhe konservimin e këtyre objekteve.

Në kuadrin e veprimtarive të UNESCO-s për forcimin e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe luftës kundër trafikimit të tyre të paligjshëm, Zyra e UNESCO-s në Venecia finalizoi në maj 2011 një video prej 15 minutash, me mbështetjen e Komisioneve Kombëtare dhe Ministrive të Kulturës, për sensibilizimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të mallrave kulturore, kushtuar në mënyrë specifike për rajonin e Europës juglindore. Gjeografia e filmit shtrihet në këto vende: Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Qipro, Greqi, Mal të Zi, Rumani, Serbi, Slloveni, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Turqi.

Kjo video e re u bë për një auditor më të gjerë, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore në Europën Juglindore; për të evidentuar e përhapur përvojat më të mira në këtë fushë; për të vënë theksin në problemet specifike në rajon (si p.sh vjedhja e trashëgimisë fetare); për të treguar imazhe të objekteve të famshme dhe të çmueshme të vjedhura dhe të rikuperuara; për të promovuar vlerën e gjitha llojeve të trashëgimisë kulturore të luajtshme; për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi rëndësinë e kontributit të tyre për menaxhimin/mbrojtjen e nevojshme të trashëgimisë së tyre kulturore.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button