Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Skandal, takimi zyrtar Maqedoni-Shqipëri, pa flamurin shqiptar në tryezë (VIDEO)

Takimi zyrtarë mes ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imami zhvilluar një ditë më parë (20 janar 2012) në Shkup, mund të quhet një skandal i vërtetë diplomatik mes dy vendeve. Ashtu siç tregojnë edhe këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga LajmeShqip.com, në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase mungon simboli kombëtar shqiptarë Flamuri kuqezi i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve mes delegacioneve.

Jo vetëm kaq. Zyra e ministrit Poposki është e pajisur mësëmiri me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Europian por vetëm kaq. Asnjë gjurmë e simbolit shqiptarë, flamurit kuqezi i cili nuk është vështirë të gjendet në Maqedoni ku ky simbol përfaqëson gjysmën e mos më tepër të popullisë së shtetit të Maqedonisë. Veç kësaj edhe vetë takimi zyrtarë është zhvilluar në kushte thuajse poshtëruese për delegacionin shqiptarë me në krye ministrin e mbrojtjes Arben Imami i cili është reshtuar në tryenë e bisedimeve njësoj sikur të ishte një vartësh i shefi të diplomacisë maqedonase Nikola Poposki i cili siç shfaqet në këto pamje është ulur në krye të tavolinës dhe jo përballë delegacionit shqiptarë siç ndodh rëndon në takimet zyrtare shtetërore të nivelit të lartë. Ironia e gjithë këtij skandali shtohet edhe më tepër kur mendon se ministri i mbrojtes Arben Imami, ndodhej në Shkup për të garantuar mbështetjen e Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, proces i cili mbahet peng nga vendi fqinj, Greqia.

LajmeShqip.com do të kërkojë shpjegime nga autoritetet përkatëse për këtë skandal diploamatik ashtu siç bëri në rastin e flamurit shqiptarë më simbole komuniste që u përdor në një takim të nivelit të lartë parlamentar Shqipëri-BE për të zbardhur këtë veprim i cili edhe një herë tregon se mardhëniet Shqipëri-Maqedoni nuk janë aq të shkëlqyera sa tentohet të shitën ndaj faktorit shqitparë nga politika e saj në Tetovë e në Tiranë.

Takimi Imami-Besimi me flamujtë e të dy vendeve…
Në të njëjtën ditë, ministri Arben Imami është takuar edhe me homologun e tij në qeverinë e Maqedonisë Fatmir Besimi dhe siç tregon foto, në këtë takim ministri shqiptarë i Maqedonisë e respekton pikë për pikë protokollin zyrtarë ku në tryezën e vogël shihen mjaft qartë dy flamunj të vegjël ai kuqezi dhe ai maqedonas.

Skandali i rradhës që pason një seri skandalesh…
Duket se zyrtarët shqiptarë kanë një mardhënie mjaft të ftohtë me flamurin kombëtarë kuqezi pasi akoma pa kaluar jehona e skandalit që krijoi publikimi i videos ekskluzive nga LajmeShqip.com për flamurin shqiptarë më yllin komunist në zemër të BE-së ne Bruksel tashmë me keqardhje jemi të detyruar të sjellim një tjetër skandal ku sërish flamuri ynë kombëtar injorohet si simbol.

Rasti konkret është edhe më i rëndë pasi konteskti nacionalist është i pashmangshëm kur bëhet fjalë për një vend fqinj si Maqedonia i cili më shumë se njëherë i ka shfaqur qëndrimet e veta anti-shqiptare si më politikë, në kulturë e deri në sport. Dikur Maqedonia i’a vendosi “kufirin tek thana” në këtë rast në pikën kufitare të Qafë-Thanës kur i detyroi shqiptarët të aplikonin për vizë për t’u futur në territorin maqedonas ndërsa nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk aplikonte standardin e dyerve të hapura për qytetarët e Maqedonisë.

Më pas ishte rradha e enciklopedisë së Akademisë se Shkencave të Maqedonisë e cila nuk hezitoi aspak të cilësonte shqiptarët si barabarë që vinin nga malet.

Pas kësaj ishte rradha e “Majmunëve të Maqedonisë” (nuk është ofendim por emri i tifozave ultras të kombëtares së futbollit të Maqedonisë) të cilët në miqësoren Maqedoni-Shqipëri lëshuan thirrje anti-shqiptre në stadium.

Sëfundi edhe injorimi i simbolit zyrtarë si flamuri, në një takim zyrtarë të nivelit të lartë kundrejt një vendi që është anëtar i NATO-s dhe kishte shkuar aty për t’i treguar mbështetjen e saj një vendi i cili mbahet peng nga fqinji jonë i përbashkët Greqia për shkak të emrit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button