Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte
Vendet e ballkanit kanë shpresa të mëdha për një bum të naftës, të cilat do të reduktojnë ndjeshëm varësinë e importeve nga vende të tjera. Nis kështu një artikull i agjencisë se lajmeve për Europën Juglindore SETimes. Në ujërat territoriale shqiptare në Detin Adriatik mund të gjenden edhe 1 miliardë fuci naftë, thekson artikulli. Më tej në shkrimin e SETimes, citohet intervista që përfaqësues të qeverisë deputetë të opozitës dhe specialistë të sektorit energjitik dhe minerar kanë mundësuar për të.
Do të isha shumë i lumtur nëse Shqipëria do te kthehej në një “Kuvajt” të Ballkanit, thotë zëvendës ministri i ekonomisë Enno Bozdo për agjencinë. Ai thekson në intervistën e tij se “Shqipëria është një nga të paktat vende të rajonit dhe në Europë ku gjatë shekullit të kaluar janë zbuluar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit naturor”.
Setimes tregon se një nga kompanitë energjitike me bazë në Dublin, San Leone Energy, sapo ka zbuluar thesaret e Shqipërisë ka nënshkruar një kontrate me qeverinë shqiptare për të siguruar eksplorimin e naftës në det të hapur. Kjo shoqëri ka tashme një hartë tredimensionale që këshillon burime të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri.
Ndërkohë që një nga ekspertët më të lartë të naftës dhe gazit në Shqipëri, profesori i Gjeologjisë në fakultetin e Tiranës, Gjergji Foto, shprehet optimist rreth perspektivave në këtë sektor.
Mund të them se i gjithë territori shqiptar është i pasur me bitum, naftë dhe gaz natyror në sipërfaqe, shprehet profesor Foto. “Gjatë komunizmit nuk kishim teknologjinë e duhur për të zbuluar këto burime. Por tashmë rreth 400 milionë ton naftë janë identifikuar”. Kjo sasi e madhe është në pritje të investimeve të reja teknologjike. Qeveria duhet t’i ndihmojë dhe është kthyer në një partnere me kompanitë e huaja, me një objektiv të përbashkët thotë inxhinieri për SETime.
Por në artikull nuk mungojnë edhe kritikat që nënkryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave Mimi Kodheli lëshon ndaj qeverisë, për të qenë më e përgjegjshme për rëndësinë strategjike të këtyre burimeve. Ajo thekson në intervistë se kuadri ligjor lë shumë hapësira për investitorët e huaj, por shton se qeveria duhet të jetë më transparente në hartimin e marrëveshjeve.
Por zvëndësministri i METE, Enno Bozdo nuk pajtohet me këto kritika. Ai shprehet se qeveria po punon për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri duke lehtësuar sa më shumë kushtet e tyre, pavarësisht kohës së nevojshme për të marrë lejen mjedisore apo licencën. (Z.Sh/A.S)
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”