Tirana nuk gjen qetësi/ PLAGOSET 40-vjeçari në zonën e “Oxhakut”, në gjendje kritike për jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije nga burime për mediat se një plagosje me thikë ka ndodhur në zonën e ‘Oxhakut’. Ende nuk dihen detajet por paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar, i identifikuar me iniciale A.I.
Njoftohet se i plagosuri ndodhet në gjendjë të rëndë për jetën, teksa policia është nisur drejtë vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.