Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Në pranga pas dëshmisë së Dumanit, Gjykata e Lartë vendos për “fatin” e 8 të arrestuarve në operacionin “Plumbi i Artë”

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga tetë shtetas të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i artë”.

Ata kërkuan masa më të buta sigurie se “arresti me burg”, ndërsa në krime janë implikuar nga dëshmia e të penduarit të drejtesisë, Nuredin Dumani.

Rekursi në Gjykatën e Lartë u paraqit nga shtetasit, Agron Qoli, Altin Ndoci, Ardian Uzuni, Elvis Koci (Caushllari), Fatos Goga (Tos Goga), Gentian Sharra, Ilirian Feci dhe Petrit Qoli.

Operacioni “Plumbi i Artë” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.

Ky i fundit, u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”.

Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.

Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale.

Pas arrestimit të Dumanit, u lëshuan 32 urdhër-arreste.

Back to top button