Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Grekët nderojnë Konstandino Kacifas, bust dhe rrugë me emrin e tij (VIDEO)

Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij. Njoftimi për nderimin e 35 vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet hero është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos. Iniciativa e tij ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Ai e ka dhënë njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet ku njoftoi se do t’i jepet emri i Konstantin Katsifos një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur.

Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35 vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button