Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Bislim Ahmetaj: Sali Berisha mbështeti Bashën deri në momentin që po shkatërronte partinë

Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha ka mbështetur Lulzim Bashën, kur ky i fundit ishte kundërshtar më Sokol Olldashin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmetaj tha se Lulzim Basha e shkatërroi partinë, ndërsa tregoi dhe arsyen se përse tashmë është në mbështetje të Berishës.

“Vetë Berisha ka thënë disa herë që unë kam qenë i paangazhuar në garën mes Olldashit dhe Bashës. Këtë se beson askush. Unë se kam besuar asnjëherë dhe se kam përkrahur kurrë.

Berisha e ka mbështet Bashën deri në momentin që ky i fundit po shkatërronte PD. Shkatërrimi i PD-së është shkatërrimi i pluralizmit të Shqipërisë.

Unë nuk besoj personalisht te Berisha, por te procesi dhe iniciativa që ai ka ndërmarrë, Ai ka një vit që këmbëngul që në çdo lloj forme funksionojë vota.  Nëse ne do të kemi sukses në këto primare mund t’i humbim zgjedhjet në ndonjë vend që kjo organizata e Edi Ramës ndërhynë”- tha ai.

Back to top button