A është e mjaftueshme distanca 2 metra kur jeni duke vrapuar për t’u mbrojtur nga infeksioni i virusit? Ja çfarë thonë disa ekspertët

Shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje për t’u stërvitur. Pas largimit nga palestra kanë filluar rregullisht ushtrimet në shtëpi, apo edhe vrap në natyrë, duke u përpjekur të gjejnë shtigje ku nuk kalojnë shumë njerëz.
Por edhe pse shumë njerëz mundohen është praktikisht e pamundur të ruash një distancë të caktuar prej rreth dy metrash në qytetet e mëdha.
Ekspertët bëjnë thirrje që nëse e gjeni veten në një vend ku dikush është duke vrapuar, dy metra distancë nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur veten. Vrapuesit, thonë ekspertët, kanë një potencial më të madh për të infektuar vrapues të tjerë, shëtitës dhe madje edhe çiklistë në distanca më të gjata.
Ansys bëri një video ku tregon se si mund të infektoheni edhe nëse mbani një distancë prej dy metrash.
Sipas një simulimi që ata bënë, nëse e gjeni veten direkt pas një vrapuesi, dy metra nuk mjaftojnë. Ekspertët e firmës gjithashtu thonë se vrapimi atje ku njerëzit janë krah për krah është më pak i rrezikshëm sesa formimi ku njerëzit janë pas njëri-tjetrit.
Mesazhi i shkencëtarëve që bashkuan këtë simulim është se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten tonë është të shmangim turmat që janë karakteristike nëpër supermarkete sa më shumë që të jetë e mundur.
“Nëse duhet të shkoni në dyqan, shkoni sa më pak të jetë e mundur dhe dilni që atje sa më shpejt që të jetë e mundur” – thotë Vile Vuorinen, një shkencëtar në Universitetin Aalto të Finlandës i cili ka punuar në këtë simulim.
Siç shpjegojnë shkencëtarët nga ky universitet, hedhja e pikave në dysheme mund të zgjasë deri në disa minuta, dhe grimcat jashtëzakonisht të vogla të virusit as nuk bien në dysheme, por lëvizin nëpër ajër ose mbeten në të nëse nuk ka rrymë ajri. Disa nga këto grimca mund të përfundojnë në traktin respirator të dikujt tjetër.
Sa e lehtë është të përhapësh pa vetëdije virusin tregohet nga rasti i një banori të agoikagos, i cili u bë një “super-vektor” plotësisht i pavëmendshëm për përhapjen e infeksionit në mesin e të dashurve të tij.
Për shkak të gjithë kësaj, thonë ekspertët, është e rëndësishme të respektohen rregullat e izolimit. Shmangni të gjitha tubimet me njerëz me të cilët nuk jetoni, mos dilni në mënyrë të panevojshme, përveç se në dyqan dhe largohuni që atje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbani një distancë prej më shumë se dy metrash.